Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia e pazakontë/ Gruaja shqiptare në ISIS me fëmijën 6 vjeç. I shoqi 180 mijë € për ta kthyer

2016/02/09 at 7:30 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Historia e pazakontë/ Gruaja shqiptare në ISIS me fëmijën 6 vjeç. I shoqi 180 mijë € për ta kthyer

Valbona Berisha, shqiptare rezidente në komunën Barzago në rajonin e Lombardisë akuzohet nga drejtësia italiane për sekuestrim personi.

Më 17 dhjetor të 2014, 33-vjeçarja së bashku me djalin e saj vetëm 6 vjeç është larguar drejt Sirisë duke iu bashkuar Luftës së shtetit islamik ISIS.

Pak ditë më parë është zhvilluar në qytetin e Lekos në Veri të Italisë, seanca e parë gjyqësore ndaj ngjarjes së denoncuar rreth një vit më parë nga bashkëshorti i Valbona Berishës, Afrim Berisha.

46 vjeçari Afrim Berisha i martuar me Valbona Berisha, jeton në Itali prej vitit 1995, me profesion punëtor ndërtimi.

Çifti ka tre fëmijë, dy vajza e një djalë.

Për autoritetet italiane Afrim Berisha ka rrëfyer se më datën 17 dhjetor 2014 pasi ishte kthyer në shtëpi në orarin e drekës, nuk kishte gjetur djalin e vogël asokohe 6 vjeç, e as bashkëshorten e tij. Pak ditë më vonë, gjatë muajit janar të 2015 nga gruaja e tij Valbona kishte marrë mesazhin se ajo e djali ndodhen në Siri e se i janë bashkuar idealeve të luftës së shtetit islamik. Në një tjetër mesazh ajo i dërgon dhe tre fotografi të djalit duke e siguruar se janë mirë.

Afrimi me ndihmën e një miku të tij shqiptar niset menjëherë drejt Turqisë për të kërkuar e rimarrë djalin e tij, por në kufi me Sirinë ndalohen nga një postobllok i luftëtarëve të ISIS duke u detyruar të kthehen pas. Udhëtimin drejt Sirisë Afrim Berisha e tenton dhe një herë të dytë i gatshëm të paguaj dhe rreth 180 mijë euro në shkëmbim të djalit, para të mbledhura nga zemërgjerësia e miqve e të afërmëve për ta ndihmuar, por pa asnjë rezultat.

Sipas hetimeve Valbona Berisha me djalin e saj 6 vjeç është larguar nga aeroporti i “Orio al Serio” i Bergamos drejt Stambollit e më pas ka udhëtuar drejt Sirisë. Është lokalizuar se vendodhja e saj në Siri ka qënë midis Aleppos e Racca. Në komunën e vogël të Barzagos me jo më shumë se 3 mijë banorë, çiftin Berisha e njohin të gjithë.

Bashkëshortja e tij Valbona rreth 3 vjet më parë u mbulua me veshjen e gruas myslimane.
Për mediat italiane, banorët e qytezës së Barzagos e përshkruajnë ciftin Berisha “një familje me kulturë myslimane por jo integralistë.” Po për mediat italiane të afërmit e çiftit Berisha janë të bindur se gjithçka ka ndodhur përmes internetit, me anë të të cilit Valbona ka hyrë në kontakt me luftëtarë të Kalifatit islamik e është bindur të braktis gjithçka duke marrë me vete djalin e saj 6 vjecar e duke i lënë Afrimit dy vajzat më të rritura 10 e 8 vjeç.
Ekspertët e antiterrorizmit prej kohësh kanë verifikuar se djemtë në moshë të vogël janë më të preferuarit e luftëtarëve të ISIS, pasi mund të manipulohen, të stërviten e të përgatiten për Luftën e Kalifatit Islamik.

Ka kaluar më shumë se një vit nga dita kur Afrim Berisha nuk ka parë djalin e tij, tashmë 7 vjeçar e nuk ka më asnjë lajm nga bashkëshortja e tij Valbona. Pak ditë më parë Afrim Berisha, për të përditshmen “Il Giorno”, shprehet se ka frikë se mos djali i tij ka vdekur nën bomba apo në beteja lufte.”O Zot nuk dua të jetë kështu por nuk kam më asnjë lajm, thotë Afrimi. Tre fotografitë e djalit që nëna e tij Valbona mi dërgoi në janar të 2015 tashmë janë në duart e policisë italiane e në dispozicion të hetimeve.

Informacionet e autoriteteve italiane në bazë të analizave të sistemit GPS të celularit përcaktonin vëmëndjen e Valbona Berishës e djalit të saj në Al-Bab, në veri-lindje të Aleppos, një zonë e zjarrtë lufte.”Kam frikë se djalit mos i ka ndodhur një gjë e keqe, mund ta kenë detyruar të luftoj dhe pse është i vogël e mund të ketë mbetur i vrarë në luftë”- shprehet Afrimi.

Nuk di çfarë të mendoj, po humb shpresën e se nuk do ta përqafoj më kurrë. Nuk pata mundësinë as ta përshëndesja para se të largohej.”

Në ndihmë të babait shqiptar është shprehur politikisht një vit më parë dhe senatori italian Paolo Arrigoni, i “Lidhjes së Veriut”. Ai ka kërkuar një interpelancë parlamentare nën vëmëndjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme e të Ministrisë së Brendshme.
“I kërkoj autoriteteve të shtetit italian, deklaronte një vit më parë senatori Arrigoni, iniciativa për të ndihmuar për të shpëtuar djalin e Afrimit nga duart e luftëtarëve të shtetit islamik.”

“Çfarë informacionesh ka shteti italian mbi këtë cështje?”

“Çfarë po bën për ta gjetur e riatdhesuar vogëlushin?”

Me vendimin e marrë pak ditë më parë Prokuroria italiane e qytetit të Lekos, me prokuror çështjesh Nikola Preteroti, nëna shqiptare Valbona Berisha 33 vjeç akuzohet për sekuestrim minoreni, të djalit të saj e emigracion klandestin. /Ansa-Oranews/

Ju sugjerojmë

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
Bota

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

6 Qershor, 2025 5:11 pm
Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!
Bota

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!

6 Qershor, 2025 4:59 pm
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së
Bota

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

6 Qershor, 2025 4:49 pm
Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve
Sport

Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve

6 Qershor, 2025 4:37 pm
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë
Kryesore

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë

6 Qershor, 2025 3:49 pm
Para
Ju nuk do ta besoni sa njerëz bëjnë seks kur ngasin makinën

Ju nuk do ta besoni sa njerëz bëjnë seks kur ngasin makinën

Gjeniu 14 vjeçar nga Shkodra, Facebook i beson mirëmbajtjen e rrjetit social

Gjeniu 14 vjeçar nga Shkodra, Facebook i beson mirëmbajtjen e rrjetit social

Horoskopi, 24 Janar 2016

Horoskopi, 9 Shkurt 2016

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
6 Qershor, 2025

Kur na ndajnë afërsisht 24 orë nga sfida e shumëpritur e Kombëtares tonë me Serbinë, sulmuesi serb, Aleksandër Mitroviç doli...

Lexo më shumë

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
6 Qershor, 2025

Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkovic, foli  pasditen e sotme në konferencën për shtyp, në prag të duelit me Shqipërinë. Tekniku...

Lexo më shumë

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
6 Qershor, 2025

Një shtetas shqiptar, i cili u arrestua më 21 maj në Arlon të Belgjikës, si pjesë e operacionit ndërkombëtar “URA”...

Lexo më shumë

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
6 Qershor, 2025

Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit pasditen e sotme pranë qendrës historike të Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, zjarri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com