93 kilograme kokainë e pastër u kapën dy javë më parë në Brennero të Italisë. Në makinë udhëtonin bashkë dy shqiptarë. Vlera e drogës arrinte deri në 18 milion euro sipas Guardia di Finanza. Italianët e përshkruan si një nga operacionet më të suksesshme në atë zonë, por një nga shqiptarët është sot i lirë.
42 vjeçari me inicialet M.A përfitoi nga një “kleçkë” e legjislacionit italian. Përkthyesit shqiptar, që ishte në seancën e masës së arrestit, i ishte ndaluar përkthimi, sepse kishte qenë i dënuar më parë.
Kur u zbulua ky falt, M.A, u la menjëherë i lirë nga burgu i Bolzanos.
Mediat italiane shkruajnë se ai tashmë mund të jetë larguar në Hollandë, ku jetonte prej vitesh.
Shqiptari tjetër, që u arrestua në makinën me drogë është akoma në burg. Për fatin e tij të keq, dinte italisht./Express