Në kryeqytetin shqiptar mbetet ende një perspektivë e largët infrastruktura rrugore e rregullt dhe mbi të gjitha, e sigurt për qytetarët.
Opinion.al sjell këto foto nga rrugët “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku” në Tiranë, ku siç duket, me dhjetra puseta të hapura të kullimit të ujërave, ndjekin njëra tjetrën në gjithë gjatësitë e dy rrugëve.
Disa prej tyre janë kthyer në kosha të vegjël mbeturinash.
Qytetarët thonë se jo pak herë ndodh që dikush të bjerë e dëmtohet fizikisht.
Pusetat paraqesin rrezik të madh për fëmijët e kësaj zone që shkojnë çdo ditë në shkollën publike “Gustav Mayer” në rrugën “Frosina Plaku”.
Nuk dihet nëse dikush i ka vjedhur këto puseta për t’i shitur, por ajo që kuptohet është neglizhenca e autoriteteve vendore për ta ndryshuar këtë situatë.
Alteo Hysi