TIRANE- Ndërkohë që Partia Demokratike ka prezantuar pjesë të programit të saj reformen ne fushen e sigurise duke theksuar se do tu riktheje forcave te armatosura statusin dhe misionin, Mimi Kodheli ka zgjedhur tu pergjigjet me nje status ne facebook. Kodheli i referohet një sondazhi të bërë publik pak dite me pare ne te cilin, NATO, BE dhe forcat e armatosura ishin institucionet me te besuara nga shqiptaret.
“Gjithmonë e them me mburrje se Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë pjesa më e mirë e shoqërisë sonë. Sapo e ka konfirmuar edhe një sondazh i UNDP Albania, European Union in Albania dhe IDM Albania. Në Shqipëri, nivelin më të lartë të besimit nga institucionet në vend e gëzojnë Forcat e Armatosura. Faleminderit qytetarëve për besimin. Faleminderit burrave e grave në uniformë për besimin dhe sigurinë që përçojnë përditë”, mbyll statusin e saj znj.Kodheli. /opinion.al/