Tangat mund të bëjnë të dukeni seksi por ka disa raste kur duhet të hiqni dorë prej tyre, më së shumti për arsye të mbrojtjes së shëndetit. Ja disa raste:
Jeni shtatëzënë dhe e prirur për infeksione
Shtatzënia kompromiton shëndetin dhe sistemin imunitar, andaj rrit mundësinë e infeksioneve vaginale.
Përdorni xhel dushi apo deodorant
Këto produkte nuk rekomandohen pasi që mund të kompromitojnë imunitetin tuaj, mund të çrregullojnë aciditetin natyral të vaginës me çka e pengojnë atë të pastrohet vetvetiu.
Keni rrjedhje
Dy nga pesë femra nën moshë 60 vjeçare kanë problem me rrjedhjen e fshikëzës, qoft nga aktiviteti sportiv apo nga mbajtja e gjatë e urinës. Qoftë edhe një pikë urinë të mbetet në mbathjet e brendshme, mund të shkaktojë iritim të lëkurës.