Arrestohet një 39vjeçar shqiptar, emigrant i parregullt në Itali, që përmes një profili të rremë në FB joshte femra dhe më pas i përdhunonte.
Mediat italiane raportojnë sot se mbi shqiptarin rëndojnë së paku tre denoncime nga tre vajza që e kanë akuzuar atë për përdhunim. “Enzo Milano” ishte emri i nikneimit që përdorte shqiptari në FB, që si profil kishte vendosur foton e një të riu 17vjecar, sigurisht të vjedhur. U bënte ftesa femrave dhe pasi ato pranonin niste bisedat. Hiqej si i dashuruar dhe kur kuptonte se edhe ato ishin të përfshira i kërkonte të dërgonin foto hot. Sapo i kishte ato në dorë, niste kërcënimet. “Viktimat’ detyroheshin që ta takonin. Aty ishte befasia. Kuptonin se kishin folur për javë të tëra me një tjetër person, të rritur, e pa lidhje me atë që kishin imagjinuar ndërsa flisnin virtualisht në rrjetin social FB. Aty shqiptari dilte hapur me kërkesën kërcënuese për të bërë seks. “Ndryshe do të postoj të gjitha fotot e nxehta në rrjetin social e t’i shohin edhe prindërit” ishte kërcënimi. Viktimat deri tani të deklaruara nga policia janë një vajzë 17vjecare, një 20 vjecare dhe një 23vjecare me probleme. Mamaja e saj e kuptoi gjendjen e rëndë të vajzës dhe bashkë bënë denoncimin.