Gjashtë muaj pas shpalljes së fituesit të super lotos plus lotarisë, personi që ka biletën me numrin fitues nuk është paraqitur që të marrë shumën e fituar, thonë nga zyrat e Lotarisë.
Mirëpo mediat amerikane shkruajnë se fituesi i biletës është paraqitur dhe ka dorëzuar fletën, por kompania e lotarisë ka thënë se bileta “është shumë e dëmtuar”.
Brendy Milliner pohon se ai është fitues i 63 milionë dollarëve, por meqë Komisioni ka refuzuar t’ia paguajë ose t’ia kthejë fletën e biletës, ai të shtunën ka bërë ankesë dhe kërkon që gjykata ta shpallë fitues. Fituesi ka afat deri në orën 17:00 ta dorëzojë biletën ose e humb çmimin.
Çdo vit 20 deri 30 milionë dollarë fitime në lotari të ndryshme në Kaliforni, nuk shkojnë në duart e fituesve.