Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shoqëri vrasësish dhe patriotësh grandioz. Pse vrasin prindërit?

2016/02/03 at 6:42 PM
në Aktualitet, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 5 min
A A
Shoqëri vrasësish dhe patriotësh grandioz.  Pse vrasin prindërit?

 


Ballsor Hoxha

A ka gjë më mizore në këtë botë se prindërit që vrasin fëmijët e tyre? A ka gjë më të tmerrshme dhe më ngjethëse se skenat e shtëpive që i pamë mbrëmë në Opinion të Klanit, fjalët që i dëgjuam, hetimet, shtjellimet, shpjegimet dhe të gjitha të tjerat?

Para vetëm një apo dy viteve një nënë, shqiptare, në Itali kishte vrarë, jo një, por të gjithë fëmijët e saj. Sipas të gjitha hetimeve dhe shpjegimeve, policore dhe mjekësore dhe psikologjike, ajo ishte “shtyer” në këtë akt të tmerrshëm nga zëri/zërat brenda kokës së saj. Por krimi që ajo kishte bërë është i pakthyeshëm, ata fëmijë, të kësaj nëne, ishin vrarë nga po e njëjta. Por vrasja e fëmijëve nga nëna e tyre, në këtë rast dhe për mentalitetin shqiptar, nuk është gjëja më e tmerrshme. Kjo nuk është gjëja më e tmerrshme për mentalitetin tonë shqiptar, e ndoshta jo për atë italian p.sh. Gjëja më e tmerrshme është se ajo ishte liruar si e pafajshme, apo e fajshme nën kushtin e të qenit e sëmurë mendore.

A vritet fëmija do të pyetej çdo njeri “normal? A është e mundshme kjo? Por para kësaj, të gjithë ne, do të duhej të pyeteshim: a jemi ne normal? Apo ç’është normal? Arsyeja e kësaj pyetjeje (para se të akuzohem për çdo gjë, prej të qenit i infiltruar i ndonjë romani fanta-shkencë e deri tek të qenit spiun i KGB) është se pikërisht kjo është vrasësi. Pikërisht sepse jemi në ankth për të qenë normal. Pikërisht sepse kurrë nuk jemi. Sa më e munguar normalja aq më i madh ankthi për normale.

Nëse përkujtojmë vetëm për një moment, tërë atë që kemi parë në brendësinë e shtëpisë ku ka ndodhur vrasja të dielën në periferinë e Tiranës, gjërat e para që na bien në mend janë: tmerri, muret dhe çdo gjë brenda e ngrënë nga varfëria, mizoria dhe vuajtja. Po aty, ka jetuar edhe vrasësi edhe viktima. Po aty kanë shkëmbyer në jetët e tyre vrasësi dhe viktima. Dhe po aty kanë fjetur dhe janë zgjuar të dytë.

Ne nuk mund të jemi dikush tjetër përpos ajo çka kemi përjetuar. Ne nuk mund të bëjmë atë që nuk e kemi përjetuar. Dhe ne nuk mund të mendojmë tjetër përpos atë që kemi përjetuar. P.sh. në psikanalizë thuhet se ne jemi tërë ajo që kemi parë ndërmjet prindërve tanë, apo ndërmjet personave më të rëndësishëm të fëmijërisë sonë. Pavarësisht nëse është tërësisht e vërtetë apo jo kjo teori, ne nuk mund të dëgjojmë në kokën tonë zërin e dikujt që kurrë nuk e kemi lënë brenda, me dhunë a pa dhunë. Dhe ne kurrë nuk mund të dëshirojmë atë që nuk na është mbjellë, dhe ne kurrë nuk mund të ikim nga bota ku kemi jetuar. Dhe pikërisht vrasësi dhe viktima në periferinë e Tiranës të dielën kanë pasur të njëjtën shtëpi.

Nëse jetojmë në një shtëpi të këtij lloji, ne sigurisht nuk e bëjmë këtë prej dëshirës, por jo as tërësisht prej shtypjes së sistemit ku jetojmë. Ne jetojmë në një shtëpi të këtij lloji, apo vrasësi i të dielës në Tiranë, ka jetuar në një shtëpi të këtij lloji, ndër të tjera, sepse është bota prej nga ka ardhur, dhe nga e cila nuk ka mundur të dali, bota e tij kaç ka pasur për të ofruar.

Të jetuarit në shtëpi kaç mizore bën që vrasësi, por edhe viktima, kërkon një botë tjetër, ai/ajo kërkon një botë në publiken, në atë që shfaqet. E vetmja gjë që ofrohet në Tiranë, në Prishtinë, qoftë edhe në Australi, për shqiptarët dhe nga shqiptarët, është ajo që shfaqet publikisht (televizionet, mediet, rrugët e Tiranës etj), dhe ajo që shfaqet publikisht është një – halucinacion – i arritjes, suksesit dhe pushtetit. E që janë tri gjërat që mungojnë në tërë Shqipërinë. Tri gjëra që nuk i ka askush ndër të gjithë shqiptarët. Tri gjëra që shtiremi të gjithë se i kemi. Dhe sot janë vetëm dy persona që nuk e dijnë këtë: vrasësi/vrasësit dhe patriotët “grandioz”.

Në të vërtetë, gjykuar nga krimet, vrasjet, devijimet në sjellje (jo nga normalja por nga nevoja) etj, kanë prodhuar në shoqërinë shqiptare vetëm dy modele: patriotin “grandioz” dhe vrasësin. E di se askush nuk do të pajtohet, por numri më i madh i qytetarëve shqiptarë është në njërën prej këtyre dy modeleve. Qoftë edhe nëse jemi vetëm vrasës latent (të fshehtë).

Në fund t’i kthehemi normales dhe këtyre tri gjërave për të cilat vrasim sot (suksesi, arritja dhe pushteti). Nëse e pyesim patriotin grandioz, ai është njeriu më i rëndësishëm në tërë historinë shqiptare, dhe jo për tjetër, por pikërisht sepse mendon gjënë më të mirë për të gjithë shqiptarët. Megjithëse vetëm ai dhe zoti e dijnë si mund të arrihet kjo e mirë e projektuar e tij. Megjithëse vetëm zoti patrioti grandioz dhe zoti e dijnë ku, në cilin realitet mund të arrihen këto. Normalja për zotin patriot grandioz është pikërisht çmenduria më e madhe për gjithë shqiptarinë. Por numri i tyre po vazhdon të rritet, ata po e shpallin normalen e tyre, aty ku ata janë më të pushtetshmit, megjithëse është fjala për ”vetëm” një shqiptar të mirë.

Për fund t’i kthehemi nënës shqiptare e cila vrau pesë fëmijët e saj në Itali dhe në fund u shpall e pafajshme: ajo thoshte se ka dëgjuar zëra brenda kokës së saj të cilët i thonin gjëra. Por asnjëherë nuk është e mundshme, qoftë edhe njeriu, personi më i çrregulluar, të dëgjoj zëra të cilët nuk i ka marrë vetë ai/ajo nga familja, shoqëria, apo mediet. Dhe pikërisht normalja është ajo ku këta zëra kanë pasur pushtetin më të madh. Aq të madh sa për të vrarë fëmijët e saj.

Ajo që krijon shoqëri patriotësh grnadioz dhe vrasësish të fëmijëve është izolimi i tërë botës, tërë normales, tërë suksesit, pushtetit dhe arritjes brenda një studioje televizive, apo në një foto të “çastit”, apo një restorant të mbrëmjes. Shoqëria që tërë normalen e ka të mbyllur brenda një restoranti ekskluziv, doemos do të vuaj për atë që nuk gjendet askund tjetër. Do të vuaj për normalen e paketuar. Dhe pikërisht mungesa e normales krijon hapësirë për të gjitha llojet e të përjashtuarës. Nëse të gjithë jemi të përjashtuar, atëherë të gjithë kemi të drejt për çdo gjë dhe në çdo gjë. Sikur edhe në Vëllezërit Karamazov, kur kryhet vrasja e parë, çdo gjë tjetër është e lejuar.



Ju sugjerojmë

Berisha për protestën: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës
Aktualitet

Berisha për protestën: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës

14 Maj, 2025 2:34 pm
Vlorë/ Përfundon numërimi i votave preferenciale, ja 12 deputetët e mundshëm
Kryesore

Vlorë/ Përfundon numërimi i votave preferenciale, ja 12 deputetët e mundshëm

14 Maj, 2025 2:24 pm
Shkodra Elektronike “shndrit” në Eurovision, Zefina Hasani: Pretendojmë fitoren!
Aktualitet

Shkodra Elektronike “shndrit” në Eurovision, Zefina Hasani: Pretendojmë fitoren!

14 Maj, 2025 2:20 pm
Liderët botërorë e uruan për fitoren, Rama: Shqipëria ka nderin t’ju presë…
Aktualitet

Liderët botërorë e uruan për fitoren, Rama: Shqipëria ka nderin t’ju presë…

14 Maj, 2025 2:02 pm
Gjykata e Lartë pranon rekursin e Arbër Veliajt për kontrollet në banesë
Aktualitet

Gjykata e Lartë pranon rekursin e Arbër Veliajt për kontrollet në banesë

14 Maj, 2025 1:47 pm
Zgjedhjet e 11 majit, KQZ miraton listat e kandidatëve për 7 subjekte zgjedhore
Kryesore

“Lista e hapur”, Celibashi: Cënimi i votës sjell pasoja ligjore për përgjegjësit

14 Maj, 2025 1:41 pm
Bashkimi Evropian miraton paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë
Bota

Bashkimi Evropian miraton paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë

14 Maj, 2025 1:41 pm
Përndiqte të miturën, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë
Aktualitet

Përndiqte të miturën, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë

14 Maj, 2025 1:23 pm
Vijon numërimi i votave të diasporës, PS sa dyfishi i PD
Aktualitet

Vijon numërimi i votave të diasporës, PS sa dyfishi i PD

14 Maj, 2025 1:12 pm
Zegjine Çaushi drejt Kuvendit të ri? Vijon numërimi i votave preferenciale në Fier
Kryesore

Zegjine Çaushi drejt Kuvendit të ri? Vijon numërimi i votave preferenciale në Fier

14 Maj, 2025 1:11 pm
Para
Ja sëmundjet që parandaloni duke përdorur dieta me pak yndyrna

Ja sëmundjet që parandaloni duke përdorur dieta me pak yndyrna

Dëshmia e Truprojës personale/ Më ngacmoi gruan ndaj e qëllova me thikë Florenc Hoxhën

Dëshmia e Truprojës personale/ Më ngacmoi gruan ndaj e qëllova me thikë Florenc Hoxhën

Foto/ Në Britaninë e Madhe festojnë me shampanjë kur marrin ndihmën sociale

Foto/ Në Britaninë e Madhe festojnë me shampanjë kur marrin ndihmën sociale

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Berisha për protestën: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës

Berisha për protestën: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës
14 Maj, 2025

Kreu i PD, Sali Berisha ka deklaruar se opozita po përgatit luftën e fuqishme për mbrojtjen e të drejtës së...

Lexo më shumë

Vlorë/ Përfundon numërimi i votave preferenciale, ja 12 deputetët e mundshëm

Vlorë/ Përfundon numërimi i votave preferenciale, ja 12 deputetët e mundshëm
14 Maj, 2025

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave preferenciale në qarkun e Vlorës, duke dalë kështu me një rezultat më të...

Lexo më shumë

Shkodra Elektronike “shndrit” në Eurovision, Zefina Hasani: Pretendojmë fitoren!

Shkodra Elektronike “shndrit” në Eurovision, Zefina Hasani: Pretendojmë fitoren!
14 Maj, 2025

Nata e parë gjysmëfinale e Eurovision shënoi fitoren e parë për Shqipërinë. Shkodra Elektronike ia doli të  siguronte finalen duke...

Lexo më shumë

Liderët botërorë e uruan për fitoren, Rama: Shqipëria ka nderin t’ju presë…

Liderët botërorë e uruan për fitoren, Rama: Shqipëria ka nderin t’ju presë…
14 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur liderëve botërore, të cilët e kanë uruar për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com