Për Kryetarin e opozitës Lulzim Basha, emërimi si Zv. Drejtor i Përgjithshëm i Doganave të Besmir Qebinit, person i larguar nga Komisariati i Kavajës pas dyshimeve për përfshirje në trafik droge, është prova e lidhjes së Edi Ramës me Emiljano Shullazin.
Sipas Bashës, fakti që ekziston vetëm dokumenti i daljes së makinës së blinduar të Emiljano Shullazit dhe jo dokumenti i futjes së mjetit, provon gjithçka.
Ja deklarata e Bashës:
Shembull ilustrues fuqisë së bandave mbi dyshen Rama- Tahiri dhe i degradmit të skajshëm të kësaj qeverisjeje, është emërimi në postin e Zv/drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, të njëfarë Besmir Qebini, i larguar nga Komisariati i Kavajës për shkelje të rënda dhë për dyshime të forta, si i përfshirë në trafikun e drogës. Prej disa javësh ky person, dhe përmes këtij personi klani kriminal që e ka promovuar, ka në dorë jo vetëm kontrabandën por edhe Antikontrabndën dhe Hetimin Doganor, pra ka në dorë cdo lehtësi për trafiqet e drogës, armës dhe cdo lloj kontrbande tjetër. Dhe nuk është fare rastësi që pas këtij emërimi, padroni i Saimir Tahirit, Emiljano Shullazi u fut, jo doli, por u fut nga pika e kalimit kufitar në Durrës me një mjet të blinduar, as u kontrollua, as u ndalua.