DIBER- Plagoset brenda ne shkollë 17vjeçari Erjon Hasi nga fshati Kastriot në Dibër. Ai është në gjendje shumë të rëndë. Policia e Dibrës bën me dije se ai është konfliktuar me një moshatar të tij identifikuar si shtetasi Vilson Meta, nga fshati Kishavec, Dibër.
“Njoftohemi nga urgjenca e Peshkopisë se rreth orës 12:00 ka ardhur një i plagosur rëndë me mjete të forta dhe që pritet të dërgohet me helikopter në spitalin e Tiranës”, thotë zyrtarisht policia.