Rita Ora ka disa fjalë për të thënë në lidhje me vendimet e saj kohët e fundit.
Dje ka dalë lajmi se Rita Ora ka marrë një kundër-përgjigje nga kompania “Roc Nation”, pasi ajo ka vendosur të ndërprejë kontratën me ta.
Tani, kompania e Jay Z akuzon Ritën me 2.4 milionë dollarë, pasi ata kanë investuar këtë shumë në të, por ajo nuk ka arritur të ketë suksesin e pritur.
Rita ka postuar një fotografi në Instagram pas gjithë kësaj buje, duke shkruar: “Një puthje të madhe për ata që po marrin jetën e tyre në kontroll këtë vit. Ju po e jetoni atë, jo dikush tjetër. Besoni në vete, tani është koha”.