TIRANË- Kryeministri Edi Rama doli sot para publikut bashkë me ministrin Tahiri për të shpjeguar se pse policët janë të pajisur me kamera në trup. “Ka njerëz që shfaqin imunitet përballë punonjësit të policisë, për të kërkuar pandëshkueshmëri. Është instrumenti më iu fuqishëm antikorrupsion” tha Rama.
“Kjo i bën të monitorueshëm në çdo aspekt. “Kjo na jep mundësinë që në një vend jo shumë të zhvilluar të bëjmë një kapërcim epokal. Së dyti, për të realizuar një betejë të përditshme ndaj krimit të organizuar, korrupsionit apo shkeljeve të ligjit. Së treti për të ngritur në mënyrë shumë shpejtë nivelin e vetëdijes dhe përgjegjshmërinë te çdo efektiv policie”, vijoi ai.