DURRËS- Një krim në familje ka ndodhur sot në Manëz të Durrësit. Mondi Gjoka 41vjeç ka tentuar të vrasë gruan, e cila mbeti e plagosur dhe më pas ka qëlluar mbi veten, plumbi ka qenë fatal për 41 vjeçarin.
Sipas policisë ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 23:45, në fshatin Manëz të Durrësit. “Gjoka pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri automatik, bashkëshorten e tij, shtetasen Lumturie Gjoka 38 vjeçe, banuese në Manëz, duke e lënë të plagosur”.Për pasojë, shtetësia e mësipërme është plagosur, e cila ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore”, bën të ditur policia.
Më pas, autori, rreth orës 00:20, është vetvrarë me armën e zjarrit automatik, në banesën e tij.
Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe u sekuestruan: arma e zjarrit automatik model 56; tre copë gëzhoja model 56 kalibër 7.62mm.
*foto ilustruese