Më shumë se 10.000 fëmijë të pashoqëruar refugjatësh janë zhdukur në Europë.
Agjensia policore e BE, Europol, tha sot se shumë prej këtyre fëmijëve kanë rënë pre e rrjeteve të trafikut duke u përdorur si skllevër seksi.
Ky numër llogaritet vetëm për 24 muajt e fundit.
Vetëm në shtetin italian janë zhdukur 5000 fëmijë.
Brian Donald, një nga drejtuesit e “Europol”, i tha Al-Jazeras se “fëmijët janē zhdukur nga sistemi pas rregjistrimit prej autoriteteve shtetërore në momentin kur kanë mbërritur në Europë”.