Me sa duket akuzat ndaj ish-ministrit Spiro Ksera tashmë kanë edhe një dëshmitare dhe është pikërisht një nga punonjëset e institucionit që ai ka drejtuar. Sipas deklarueses I.B., ajo ka plotësuar një kërkesë bashkë me shtetasin D.S., një kopje të së cilës e ka vënë në dispozicion të organit të akuzës.
Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja “Panorama”, sipas së cilës nga dokumentacioni konstatohet se datat e ushtrimit të aktivitetit janë ndryshuar dhe në kopjen e kësaj shkrese të sekuestruar datat nuk janë të njëjta me ato të paraqitura në kopjen e dokumentit të paraqitur nga deklaruesja.