Policia në Athinë ka marrë sot në pyetje një shqiptar, i cili dyshohet se ka qëlluar dhe vrarë me thikë një 43-vjeçar grek, ngjarje e cila ka ndodhur në orët e parë të së shtunës.
Sipas hetuesve, dy burrat dyshohet se janë konfliktuar për shkak të debatit se cila prej taksive të tyre do të qëndronte e para në radhë.
Pas debatit, shqiptari ka qëlluar me thikë shtetasin grek duke e lënë të shtrirë për tokë në trotuar.
Ngjarja ka ndodhur pak metra larg sheshin “Sintagma”. Mjekët që mbërritën me ambulancë në vendngjarje nuk mundën të bënin asgjë për t’i shpëtuar jetën. 43-vjeçari kishte disa goditje me thikë në fyt dhe gjoks. Policia ende nuk ka dhënë identitetin e viktimës dhe të autorit të dyshuar për këtë ngjarje. /Panorama