Prokuroria ka zbuluar një nga rastet flagrante të vjedhjes së fondeve me anë të manipulimit të fotove dhe dosjeve të aktiviteteve në Ministrinë e drejtuar nga Ksera.
Konkretisht, në datën 11 prill 2013, në orarin 19:00-21:00 është zhvilluar një aktivitet në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Romëve organizuar nga PNUD Shqipëri.
Më pas, Ministria ka shpenzuar një fond tjetër për një aktivitet të dytë, në dosjen e të cilit është futur fotoja e aktivitetit të financuar nga PNUD. Ndryshimi i vetëm mes fotove është se tek e dyta është ndërhyrë me “Fotoshop” për ta paraqitur aktivitetin si tjetër.
Në hetim janë gjashtë aktivitetet: 1 ”Prioriteti i minoriteteve Barazi në të drejta”; 2 “Kapërceni paragjykimet Njihni romët”; 3 ”Ne sfidojmë të gjithë së bashku”; 4 “Të ndryshëm, por të barabartë”; 5 Përfshirje sociale Drejtësi sociale” dhe 6 ”Mosha e tretë, vlerë për shoqërinë”.