Një mjek ortoped në Spitalin Royal Medical, në Prishtinë, i quajtur dr. Ernest Irha, ka bërë një deklarim të çuditshëm në një intervistë për KosovaPress. I pyetur për deformimet e shputave që ndodhin te njerëzit, ai ka treguar fillimisht se ka disa tipe të ndryshme të shputave, si ato egjiptiane, romake, greke, shputa kelte, e të tjera. Por çfarë shputash ka vënë re ai në popullsinë e Kosovës? Këtu fillon edhe surpriza. Pasi nuk janë as romake, as kelte, as greke, por egjiptiane…
Ja pjesa e shkëputur nga intervista e tij dhënë për KosovaPress ku flet se çfarë shputash kanë kosovarët.
“Kam vërejtur se këtu është tipi ndryshe i shputave nga tipet e shputave në vendet e tjera pasi që dallojmë disa lloje të shputave. Shputat mund të jetë të formave dhe tipave të ndryshme dhe iu kemi dhënë emra si egjiptiane, romake, greke , shputa kelte etj. Këto tipe dallohen përmes proporcioneve në mes të gishtave dhe pjesës tjetër të shputave dhe proporcioneve tjera në shputa. Kështu që në Kosovë kemi vërejtur që janë shputa me karakteristika egjiptiane. Çdo shputë karakteristike apo e tipit të ndryshëm ka problem të ndryshme. Unë kam vërejtur shputat me karakteristikat që janë në Kosovë, ku ashti i gishtit të madh është pak më theksuar, me i zgjatur dhe ajo i jep emrin e këtij tipi të shputës”, tha Irha për KosovaPress./ Opinion.al