Një sasi droge është kapur mbrëmë nga Policia Kufitare e Turqisë në një autobus shqiptar, që transportonte 40 anëtarë të Forumit Rinor Eurosocialist të Shqipërisë.
Lajmin e bën të ditur gazeta Panorama.
Autobusi ishte nisur nga Tirana në drejtim të Stambollit.
Droga është zbuluar në pikën doganore të Ipsalas.
Policia ka arrestuar shoferin e autobusit.
Të rinjtë e FRESH-it thonë se nuk kanë pasur dijeni për këtë ngarkesë.
Ende nuk ka shumë detaje për ngjarjen që pritet të zbardhet.
Studentët që ishin pjesë e FRESSH shoqëroheshin në këtë udhëtim, të cilësuar si turistik, nga nënkryetari i Forumit, Artur Micko, i cili është njëkohësisht edhe drejtor i Shërbimit Kombëtar të Punësimit.
Të gjithë personat që ishin si pasagjerë janë shoqëruar në Drejtorinë Doganore të Antikontrabandës dhe Narkotikëve. Ndërsa shoferi është arrestuar në kushtet e flagrancës, duke u transportuar menjëherë në qelitë e paraburgimit.