Një foshnjë që është vetëm 4 muajsh po i mahnit të gjithë, pasi shfaqet duke folur në krahët e mamasë së tij.
Klipi i adhurueshëm është postuar në “Youtube” nga babai i tij Gabriel Jones dhe tregon se si djaloshi Judah Jones nga Fairmont Virxhinia i varur në krahët e mamasë së tij Carly, teshtin dhe thotë, “oh jo”.
Bebet zakonisht fillojnë të flasin kur janë 12 deri në 17 muajsh, por vogëlushi e ka hedhur poshtë këtë teori në vetëm 10 sekonda. Video ka marrë mbi 100 mijë klikime dhe është shpërndarë më shumë se 4.6 milionë herë në “Facebook”.