Një nga të dhënat më të forta në të cilat mbështetet grupi hetimor që po merret me zbardhjen e rrëmbimit dhe vrasjes së Gazmend Çollakut, mbrëmjen e 6 janarit në Durrës, janë gjurmët e gjakut që ata kanë gjetur në mjetin tip ML në pronësi të Elvis Dalipaj. Ku sipas policisë këto gjurmë gjaku janë të ngjashme me ato të Gazmend Çollaku. Aktualisht, Dalipaj ish shef i sektorit të krimit ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Qarkut Tiranë është në kërkim, ndërsa Denis Shtaza është i ndaluar që nga mëngjesi i sotëm nga policia.