Daily Mail ka publikuar pamje të një kamere ku duket momenti i vrasjes nga FBI të martën të La Voy Finicum në Oregon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
FBI thotë se Finicum shikohet teksa nxjerrë një armë nga xhepi i tij
Finicum u vra ndërsa ai dhe 8 tjerë ishin ndaluar nga policët gjatë rrugëtimit të tyre drejt një takimi në një qytet fqinj.
Video, e cila është e paedituar, është bërë publike nga agjencia qeveritare të mërkurën dhe në të shihet një veturë e bardhë.
Një person thotë se LaVoy Finicum kishte dalë nga vetura e tij me duart në ajër dhe kishte kërkuar në xhepat e tij dy herë, ku pastaj agjenti i FBI-së e kishte qëlluar në gjoks.