Sipas të dhënave, Denis Shtaza njihet si person me precedentë penalë, pasi në vitin 2008, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Durrësit kishte regjistruar dy procedime penale ndaj tij dhe Gjykata kishte dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për veprat penale të “plagosjes së rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, “vrasjes me dashje e mbetur në tentative” dhe “mbajtjes pa leje të armëve luftarake”.
Shpallja e tij në kërkim ndërkombëtar erdhi pas dyshimeve të akuzës se ai ishte autor për plagosjen me armë zjarri në bashkëpunim të shtetasit Llazar Zoto më 15 maj 2008 në qytetin e Durrësit. Në verën e po atij viti, më 20 gusht në disko “Kolombo” në plazhin e Durrësit, Shtraza u akuzua se ka plagosur shtetasin Hektor Kollçaku. Pas këtyre ngjarjeve, ai kishte mundur t’i shpëtonte drejtësisë deri në prill të vitit 2009 kur u kap dhe ekstradua nga Interpoli./ Opinion.al Dritan Laci
Denis Shtaza gjatë momentit të arrestimit nga Policia e Shtetit