Kryeministri Edi Rama, nuk i ka lënë batutat me të rinjtë edhe në takimin e Asamblesë së Vlorës. Ndërsa ka ndarë kartat e anëtarësisë së PS-së, i është drejtuar një të riu duke i thënë: “Po të më kishe takuar më përpara do të kisha thënë mos e vë interin se nuk e fiton”.
Ndërsa një vajzë që tha se punonte në fushën e mjekësisë dhe përgëzoi nismën e qeverisë për checkup falas, Rama i tha: “Nëse të ka dëgjuar Saliu të ka nxjerrë kushërirë të Vilmës”.
http://www.dailymotion.com/video/x3p7ll4_rama-me-te-rinjte-ne-vlore_news