Opinion.al sjellë për herë të parë fotot e fanellës së re të Kombëtares Kuq e Zi. Në ambientet e “Hotel Tirana”, është prezantuar sot fanella me të cilën do të luajnë futbollistët e Kombëtares në Kampiontin Europian, që do të mbahet në Francë.
Ajo është dizenjuar nga kompania e veshjeve sportive “Macron” dhe sigurisht që do të jetë kuqezi, njësoj si ngjyrat e flamurit tonë Kombëtar. Në bluzat e futbollistëve të nuk do të mungojë edhe detaji i shqiponjës dykrerëshë si dhe stema e Federatës.