Ka patur tensione dhe polemika në protestën e komunitetit rom ditën e sotme në Shkozë, pas djegies së barakave të tyre, nga një zjarr i rënë në njërën prej to.
Pjesëtarë të komunitetit rom kanë dalë në protestë duke qëlluar me gurë edhe banesat sociale që ndodhen aty pranë.
Në përkrahje të tyre ka ardhur edhe këshilltari i PDsë në Këshillin
Bashkiak, Leonard Olli, por ndërkohë që ai fliste, disa aktivistë i kanë ndërprerë fjalën.
“Mos e politizoni çështjen tonë”, thërriste një aktiviste duke mos e lënë Ollin të fliste. Pas polemikave me të, ndërhyri edhe një e moshuar, e cila kundërshtoi përcaktimet e Ollit për komunitetin rom dhe egjiptian.
“Nuk jemi as romë as egjiptianë, jemi shqiptarë”, tha ajo. Ndërkohë, Bashkia e Tiranës ka caktuar ngritjen e disa çadrave për romët e prekur nga zjarri në Shkozë, gjë që është kundërshtuar nga anëtarët e djathtë./Panorama.al