TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka kërkuar dje që të veprohet shpejt me procedimin ndaj gjyqtarit të Kavajës Osman Aliu. Venndimarrja në KLD është shtyrë disa herë për shkak të ndryshimit të avokatëve nga ana e Aliut.
Ajo që ka “ndezur” anëtarët ka qenë kërkesa e avokatit Aqif Peza, për t’i dhënë kohë që të njihet me materialet. Kjo ka sjellë reagimin e ashpër të ministrit Manjani, i cili e ka konsideruar sjelljen e gjyqtarit Osma Aliu fyese dhe tallëse për KLD-në. Manjani nuk ka ngurruar ta krahasojë situatën me rastin e Dritan Dajtit, që i iknin avokatët në çdo seancë.
Në përfundim të këtij debati, Këshilli vendosi me një rezultat 7 me 6 rrëzimin e propozimit për shkarkim nga detyra të gjyqtarit Aliu.