TIRANË- Zërat se Rama po përgatitet për ndryshime në kabinetin qeveritar po përforcohen. Sot mediat zbardhën një debat të ndodhur mbrëmë në selinë e Partisë Socialiste. Kjo mbledhje vjen një ditë pas mbledhjes së grupit, ku Dade kërkoi që ministrat e akuzuar nga opozita të japin llogari për punën e tyre.
Dje pasdite mësohet se Rama ka thirrur ministrat në selinë e PS. Në mbledhje kanë qenë edhe Gramoz Ruçi, Taulant Balla, Fatmir Xhafa, Erion Braçe, Eduard Shalsi. Rama ka ngritur zërin në këtë mbledhje, duke paralajmëruar ministrat se disa prej tyre do të largohen.
Disa muaj më parë edhe aleati në qeverisje Ilir Meta i kërkoi publikisht Ramës “impulse” të reja në Qeveri. Ndërsa, Rama në daljet publike gjithnjë ka mohuar faktin se do të bëhen ndryshime në Qeveri. Që prej formimit të kabinetit Rama vetëm dy ministra janë ndryshuar. Dorëheqja e Celibashit dhe zëvendësimi me Ermonela Felajn rreth një 1 vit më parë dhe sëfundmi dorëheqja e ministrit të Drejtësisë Nasip Naco (i LSI) dhe zëvendësimi me Ylli Manjanin.