Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ngjarja te Blloku/ Dënohet kamarieri, goditi me thikë klientët, për shikimin e shtrembër

2016/01/27 at 12:47 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ngjarja te Blloku/ Dënohet kamarieri, goditi me thikë klientët, për shikimin e shtrembër

Një konflikt i nisur mes kamerierit të një prej lokaleve të njohura të zonës së ish-­Bllokut, në Tiranë, dhe dy klientëve për një “pse më shikon me inat” ka përfunduar me dy të plagosur rëndë në janar të vitit 2015.

Autori i plagosjes ka qenë kamerieri i lokalit, 19-­vjeçari Shkëlqim Imeraj, i cili është konfliktuar me klientët vetëm për shkak të vështrimeve të shkëmbyera me njërin prej tyre.

Të dëmtuar kanë qenë dy klientët, njëri prej të cilëve ka marrë një plagë në kraharor dhe tjetri në fytyrë. Ditët e fundit Gjykata e Tiranës ka përfunduar gjykimin ndaj tij, duke e deklaruar fajtor për akuzën e “plagosjes së rëndë me dashje”.

I riu u dënua me 3 vjet heqje lirie. Ai përfitoi uljen e një të tretës së dënimit, për shkak se u gjykua me procedurën e gjykimit të shkurtuar.

Burime zyrtare të Gjykatës bënë me dije se 19-­vjeçari e ka ankimuar dënimin e tij në Gjykatën e Apelit. Referuar vendimit të Gjykatës, ngjarja është shënuar në 16 janar 2015.

Shtetasi Visuar D., së bashku me shokun e tij, shtetasin Gentian Gj., kanë shkuar për të pirë një kafe te lokali “C…”, që ndodhet në zonën e ish­-Bllokut, në Tiranë.

“Në kafe e sipër shtetasi Visuar D. pretendon se një kamerier i quajtur Shkëlqim Imeraj i ka parë ata gjithë inat. Kur kanë dalë nga lokali, dy klientët, Visuar D. dhe Gentian Gj., janë konfliktuar me kamerierin Shkëlqim Imeraj, ku ky i fundit në konflikt e sipër është futur brenda në lokal. Ka marrë një thikë duke goditur Visuarin në krahun e djathtë.

Pas kësaj, Gentiani dhe Visuari kanë shkuar në Spitalin Ushtarak për të marrë mjekimin e specializuar, si dhe kanë bërë kallëzim në organin e akuzës”, thuhej në dosjen e Gjykatës.

Gjatë hetimeve i pandehuri Imeraj ka sqaruar se sherri kishte qenë i rastësishëm dhe se ai ishte i penduar për ngjarjen. Gjatë gjykimit, avokati i tij ka pretenduar se i pandehuri ishte sulmuar nga dy klientët e lokalit dhe se veprimet e tij kishin qenë vetëmbrojtëse.

Ju sugjerojmë

Rama për ‘Metropolis’: Maxhoranca absolute në Parlament, rezultat historik
Kryesore

Rama për ‘Metropolis’: Maxhoranca absolute në Parlament, rezultat historik

14 Maj, 2025 9:04 am
Vota e diasporës “përplas” PD dhe PS në KQZ
Kryesore

Pritet të nisë numërimi i votave të diasporës/ Ja ndarja deri më tani për partitë

14 Maj, 2025 8:51 am
“Sot është Dita e Shqipërisë”/ Kryeministri Rama thirrje qytetarëve: Votoni!
Kryesore

PS feston sot fitoren në ‘Sheshin Skënderbej’, Rama: Ju falenderoj përgjunjësisht

14 Maj, 2025 8:30 am
Parashikimi i motit për këtë javë
Aktualitet

Parashikimi i motit sot, 14 Maj 2025

14 Maj, 2025 8:25 am
Horoskopi, 12 prill 2025
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 14 maj 2025

14 Maj, 2025 8:14 am
Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
-U tha në Opinion

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

13 Maj, 2025 11:41 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Politikë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

13 Maj, 2025 11:37 pm
Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

13 Maj, 2025 11:27 pm
Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!
-U tha në Opinion

Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!

13 Maj, 2025 11:16 pm
Para
Video/ Bukëpjekësi shqiptar vret ish-punonjësen serbe. Ja momenti kur qëllon veten me plumb në gjoks

Video/ Bukëpjekësi shqiptar vret ish-punonjësen serbe. Ja momenti kur qëllon veten me plumb në gjoks

Kryeredaktori i RD: I qëndrojmë shkrimit për blerjen e votave nga LSI në Shkodër

Kryeredaktori i RD: I qëndrojmë shkrimit për blerjen e votave nga LSI në Shkodër

Fate Njerëzore/  Rrëfim nga ditari i një italiani që shqiptarët e dorëzuan te nazistët

Fate Njerëzore/ Rrëfim nga ditari i një italiani që shqiptarët e dorëzuan te nazistët

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Rama për ‘Metropolis’: Maxhoranca absolute në Parlament, rezultat historik

Rama për ‘Metropolis’: Maxhoranca absolute në Parlament, rezultat historik
14 Maj, 2025

“Klan News” ka siguruar deklaratën e parë të fituesit të zgjedhjeve të së dielës, Edi Rama. Në një intervistë për...

Lexo më shumë

Pritet të nisë numërimi i votave të diasporës/ Ja ndarja deri më tani për partitë

Vota e diasporës “përplas” PD dhe PS në KQZ
14 Maj, 2025

Pritet të nisë numërimi i votave të diasporës. Siç bëhet me dije numërimi i votave të shtetasve nga jashtë pritet...

Lexo më shumë

PS feston sot fitoren në ‘Sheshin Skënderbej’, Rama: Ju falenderoj përgjunjësisht

“Sot është Dita e Shqipërisë”/ Kryeministri Rama thirrje qytetarëve: Votoni!
14 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama falenderon të gjithë shqiptarët që i besuan mandatin e katërt duke e votuar në zgjedhjet e 11...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit sot, 14 Maj 2025

Parashikimi i motit për këtë javë
14 Maj, 2025

Ditën e mërkurë vendi ynë do te jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Mot kryesisht me kthjellime...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com