Falja që Ilir Meta ka kërkuar për zgjedhjet e vitit 2001, kur ishte kryeministër, ka hapur edhe bisedën e mbrëmjes në Opinion, ku tema është “Rama, Basha, Meta provokojnë në tavolinë”. I pyetur pse Meta kërkoi ndjesë, Lorenc Vangjeli u përgjigj: “Janë zgjedhjet e ‘96 kur institucioni i vrasjes u vra dhe aty është rrënja e helmët e këtij vendi në këto 20 vite. Janë zgjedhjet ku u vra standardi. Kërkimi i ndjesës për zgjedhjet e 2001, është krim dhe mëkat duke e parë në sytë e sotëm. I pyetur nëse kishte doza ironie të Metës ndaj Bashës, Vangjeli u përgjigj se kishte ca të vërteta. “Është më e vështirë të bësh 10 punë të mira se sa të kërkosh një ndjesë”