Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista e Ben Blushit/ A do të kandidojë përballë Edi Ramës, për ti marrë PS-në më 29 mars?

2016/01/27 at 12:15 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Intervista e Ben Blushit/ A do të kandidojë përballë Edi Ramës, për ti marrë PS-në më 29 mars?

Deputeti Ben Blushi deklaroi se, do të paraqitet me një platformë të  tijën politike në Kongresin e Partisë Socialiste, që do të mbahet më 19 mars, duke lënë të hapur kështu kandidimin për kryetar përballë Edi Ramës.

Duke folur në një prononcim ekskluziv për Top Channel, Blushi thekson se, megjithatë e rëndësishme është që në parti të ketë një proces zgjedhor demokratik.

TCH: A do të garoni për postin e kryetarit të partisë, përballë Edi Ramës?

Ben Blushi: Nuk është kjo çështja. Çështja është nëse ka, apo jo, zgjedhje. Duhet të pyesni Edi Ramën dhe duhet ta japë këtë përgjigje besoj. Pse i pengon zgjedhjet për kryetarin e partisë? Kjo është dilema e madhe e këtij Kongresi. Pra, a do të ketë, apo jo, zgjedhje për kryetarin e partisë? Sigurisht që duhet të ketë, sepse mandat 7­vjeçar nuk ka kryetar partie që të ketë. Është e pamundur, e padrejtë, e papërligjur, jashtë çdo tradite tonën dhe europiane, që një kryetar partie të ketë një mandat të përhershëm. Nëse shkohet për këtë në Kongres, unë nuk mund ta pranoj. Në ditën që do të ketë zgjedhje, do të them nëse do të kandidoj apo jo.

TCH: Nëse do të ketë garë, ju jeni i gatshëm për të kandiduar?

Ben Blushi: Besoj se ka arsye, që të ketë më shumë se një kandidat në këtë Kongres. Jo vetëm për t’i dhënë kuptim garës, por sepse Partia Socialiste ka nevojë për një platformë alternative, sesi të qeveriset më mirë; çfarë qëndrimi duhet të mbajë partia; koalicioni që ka, apo që duhet të ndërtojë, si dhe shumë çështje të tjera që janë në diskutim, të cilave Partia Socialiste pa kolegjialitet nuk po u jep përgjigjet e duhura.

TCH: A do të jeni ju njëri prej atyre në garë?

Ben Blushi: Ditën që do të ketë zgjedhje, do ta them me patjetër. Duhet të vendosim që të kemi zgjedhje njëherë. S’mund të ketë parti pa zgjedhje. Ditën që do të ketë zgjedhje, do të vendos se çfarë do të bëj. Por, pse nuk e pyesni Edi Ramën se, përse i pengon zgjedhjet në parti? Kush është arsyeja që i pengon?

TCH: Ka disa aludime, që po përgatiteni për ngritjen e njëpartie të re. Sa e vërtetë është kjo?

Ben Blushi: Unë jam në një parti, jam pjesë e një partie politike që nga viti ’97, shpresoj që ajo të bëhet më e mirë dhe po përpiqem që ajo të përmirësohet, sepse besoj që ka mundësi të përmirësohet. Kam një pyetje për të gjithë: A mund të ketë një vend demokratik, nëse partitë e veta nuk janë demokratike? A mund të jetë Anglia, për shembull, apo vendet e Europës në përgjithësi, vende demokratike, nëse partitë e tyre nuk bëjnë zgjedhje, janë monokratike, nuk përfaqësohen të gjithë ata që mendojnë ndryshe, nuk ka zgjedhje, s’ka kolegjialitet? Imagjinoni për shembull në Britaninë e Madhe, sikur laburistët të mos kishin zgjedhje dhe t’i jepnin kryetarit mandat të përhershëm? Kjo është ajo fatkeqësi, që po ndodh sot në Shqipëri.

Prandaj të gjithë problemet që kemi sot, kriminalizimin, financimet e dyshimta, mungesën e kolegjialitetit, vendime jashtë statutit e që bien ndesh me programin… Sidomos në rastin tonë kjo po theksohet, nuk po qeveriset si një parti e majtë. Këto pra, gjithmonë e më shumë bëhen prè apo vendime të një njeriu. Unë jam kundër kësaj praktike dhe po shkojmë në Kongres për ta refuzuar këtë vullnet.

TCH: A do të keni një platformë tuajën në Kongres?

Ben Blushi: Sigurisht që po. Është e sigurtë që do të kem, ose do të mbështes një platformë.

Ju sugjerojmë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
-U tha në Opinion

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

13 Maj, 2025 11:41 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Politikë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

13 Maj, 2025 11:37 pm
Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

13 Maj, 2025 11:27 pm
Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!
-U tha në Opinion

Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!

13 Maj, 2025 11:16 pm
4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?
-U tha në Opinion

4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?

13 Maj, 2025 11:04 pm
Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi
Kryesore

Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi

13 Maj, 2025 10:53 pm
Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!
Politikë

Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!

13 Maj, 2025 10:38 pm
Berisha dhe  Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme
Politikë

Berisha dhe Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme

13 Maj, 2025 10:15 pm
Mungesa e bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës, Rama: Nëse nuk ka dyshe për tango, do luhet muzika e BE-së!
Politikë

Zgjedhjet në Shqipëri, liderët e Spanjës dhe Kroacisë urojnë kryeministrin Rama

13 Maj, 2025 9:59 pm
Para
Përgjimet e policisë italiane/ Ja çfarë i thotë tutori shqiptar prostitutës

Përgjimet e policisë italiane/ Ja çfarë i thotë tutori shqiptar prostitutës

Tenton të përdhunojë komshien, i gris rrobat në rrugë

Tenton të përdhunojë komshien, i gris rrobat në rrugë

Atentati i Fierit/ Shitja e informacioneve te vrasësit, SHISH u heq celularët agjentëve

Atentati i Fierit/ Shitja e informacioneve te vrasësit, SHISH u heq celularët agjentëve

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
13 Maj, 2025

Shqipëria është kualifikuar në natën finale të "Eurovision 2025". “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese...

Lexo më shumë

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
13 Maj, 2025

Në transmetim live të emisionit “Opinion”, moderatori Blendi Fevziu mori një mesazh në telefon nga një shqiptar, i cili jetonte...

Lexo më shumë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
13 Maj, 2025

Fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare, ka sjellë urime të shumta nga liderët evropianë për kryeministrin Rama. Përmes reagimeve...

Lexo më shumë

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
13 Maj, 2025

Vota e diasporës dhe rezultati i saj i deritanishëm, ka sjellë ‘revoltë’ nga ana e Partisë Demokratike. Demokrati Eno Bpzdo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com