Bashkëshortja e këngëtarit Sinan Hoxha, Andrra Destani i ka dedikuar bashkëshortit të saj një mesazh shumë të ndjerë dashurie. Ja çfarë shkruan ajo:
“Dashuria dhe kujdesi jot janë ato që e kanë bërë jetën time të shkëlqejë çdo ditë e më shumë. Në marrëdhënien unë uroj dashuri dhe gëzim, që ditët e tua të jenë më të ndritshme se të miat. Paçim një martesë të bukur i dashur”, shkruan Andrra e cila së shpejti do të bëhet nënë.