Ndonjëherë, disa femra e paragjykojnë veten më shumë se ç’duhet duke qënë kritike të ashpra ndaj vetes me frikën se të njejtin paragjykim do ta ketë ndaj tyre edhe partneri. Por ato nuk llogarisin se ajo që për to mund të ngjajë defekt, për partnerin mund të jetë ana më tërheqëse.
Ja disa raste:
Të padisponueshme në mënyrë të ëmbël
Femra, e cila e shpreh pëlqimin që në fillim, ngjall kënaqësi dhe pak mendime, por me kalimin e kohës kjo gjë bëhet monotone deri në lodhje.
Ndaj bëhuni të çuditshme në mënyrë të butë, hidhini “piper” dhe adrenalinë marrëdhënies suaj dhe do të shihni që ai do të marroset pas jush me një pasiguri të pakuptueshme që ju i transmetoni.
Forma të mbushura
Meshkujt i pëlqejnë femrat e mbushura! Kur në mendje t’ju shkrepë të mbani dietë për të humbur ato kilet që ju bëjnë thellësisht grua, mos e mundoni veten, por këtë mendim të keq hiqeni menjëherë nga koka juaj!
Duhet të dini se, pjesa më e madhe e meshkujve i dashurojnë format e plota dhe butësinë fizike te femra që kanë përkrah.
Posesive në mënyrë të profesionalizuar
A jeni të sigurta që telefonatat tuaja në mes të natës, mesazhet për të ditur nëse ai ka shkuar në shtëpi, kërkesat e çuditshme mbi kodet private etj., urrehen nga partneri juaj? Një xhelozi delikate do ta bëjë atë të shkojë në qiellin e shtatë! Fundja kush është ai person që nuk do të jetë i dëshiruar! Mjafton të mos e ekzagjeroni!
Të frikësuara në mënyrë tërheqëse
Mashkulli adhuron t’i dalë për zot femrës së tij, ta bëjë të ndihet e mbrojtur nga gjithçka dhe të gjithë.
Mos u tregoni domosdoshmërish superfemër, pa ndjenja frike dhe e fortë, sepse thjesht do të përfundoni duke e trembur atë. Të gjithë kalojmë momente dobësie, frike, ankthi: ndajini ato me partnerin tuaj dhe do të shihni se ai do të bëhet truproja juaj i besuar!