Sulmuesi i kombetares shqiptare Bekim Balaj duket se do të largohet nga Rijeka ne Kroaci. Rijeka bleu se fundmi një sulmues nga Zvicra dhe e ardhmja e shkodranit vihet në pikëpyetje.
Sulmuesi shqiptar ka disa oferta të rëndësishme nga kampionati rus dhe ai turk ndërsa Rijeka ka caktuar edhe çmimin e lojtarit.
Sipas mediave kroate, drejtuesit e klubit kroat kanë vendosur një çmim prej 3 milion eurosh për kartonin e sulmuesit kuqezi dhe asnjë ofertë poshtë këtij ¢mimi nuk do të pranohet.
Balaj u transferua gjatë vitit të kaluar në Rijeka dhe paraqitjet e tij kanë qenë të shkëlqyera duke shënuar gola dhe duke asistuar në mjaft raste duke u kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rijekës.