TIRANE- “Nëse firma e inpektorit të Policisë Bashkiake në gjobën e PD-së është e falsifikuar unë mbaj përgjegjësi”. Kështu ka deklaruar Erion Veliaj në një intervistë për Ilva Taren në Ora News më 24 Dhjetor 2015.
Sot një muaj pas kësaj deklarate, Laboratori i Kriminalistikës pranë Ministrisë së Brendshme ka konkluduar se “firma e Besmir Karajt në gjobën e Bashkisë Tiranë për PD-në është e faksifikuar”. Çfarë do të bëjë Veliaj? A do ti qendrojë kësaj deklarate dhe cila është përgjegjësia publike që do të mbajë për këtë çështje?
Video: Deklarata e Veliajt
Gjoba për PD-në/ Kriminalistika: Firma e policit të bashkiakes u falsifikua