Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse Armando Prenga figuron në grupin e PS-së?

2016/01/25 at 2:32 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
A duhet të ketë dekriminalizim edhe për ata që zgjedhin deputetë apo emërojnë kriminelë në krye të dikastereve?

Partia Socialiste vijon që të mbajë në grupin parlamentar deputetin e përjashtuar nga partia, Armando Prenga.


Ish-deputeti socialist për Qarkun e Lezhës, Prenga, i cili është përjashtuar nga kjo parti që në muajin shtator të vitit të kaluar, vijon të jetë i regjistruar si deputet në grupin parlamentar të PS-së.

Deputeti Prenga, i cili që nga përjashtimi nga PS pas arrestimit të tij nuk ka marrë më pjesë në punimet e Kuvendit, në faqen zyrtare në faqen e Kuvendit të Shqipërisë, në grupin parlamentar të PS-së mban numrin rendor 58, ndër 62 deputetët e së majtës që janë në këtë grup parlamentar.

Gjithsesi, nuk dihet nëse PS e ka neglizhuar vetë një detaj të tillë për të hequr nga përbërja e grupit parlamentar deputetin Prenga. Bie në sy që kjo listë është rishikuar në muajin dhjetor, kohë kur grupit të majtë i është shtuar deputeti Eduard Ndocaj, çka i ka lënë hapësirë PS-së që të rishikojë përbërjen zyrtare që ka në grupin parlamentar.

Nëse deputeti Prenga nuk do të marrë pjesë në punimet në Kuvend deri në muajin mars, atëherë mandati i tij do të digjet, pas afatit prej 6 muajsh mungesë.

Gjithsesi, deputeti i Qarkut të Lezhës nuk e ka bërë me dije qëndrimin nëse do ta mbajë këtë mandat apo do ta dorëzojë, duke i dhënë mundësi Partisë Socialiste që të përfaqësohet me një tjetër deputet dhe një votë më shumë në Kuvend. Aktualisht, deputeti Prenga është në arrest shtëpie pas një vendimi të dhënë nga Gjykata e Lartë që në fund të muajit nëntor.

Në muajin shtator, Partia Socialiste, nëpërmjet deputetes Olta Xhaçka, do të njoftonte largimin e deputetit Prenga nga grupi parlamentar i deputetëve të majtë, pasi sipas saj, kjo parti nuk mund të ishte strehë për askënd që shkel ligjin.

Momenti i incidentit me armë zjarri në të cilin u përfshi Prenga ndodhi pikërisht në të njëjtën kohë kur palët politike kishin nisur bisedimet për hartimin e një ligji për dekriminalizimin, për të cilin kishin rënë dakord që procesi do të niste nga vetvetja.

Duke marrë shkas kjo nismë për ligjin, i cili së bashku me ndryshimet në Kushtetutë morën votat e mazhorancës dhe opozitës, PS u distancua nga veprimi i deputetit Prenga, i cili u akuzua nga Prokuroria për armëmbajtje pa leje si dhe plagosje e lehtë me dashje.

“PS dënon me forcën më të madhe sjelljet dhe veprimet që ishin pjesë e ngjarjes së turpshme në Laç, ku i përfshirë rezulton të ketë qenë edhe deputeti Armando Prenga. Po ashtu për çdo anëtar të partisë sonë, është e qartë se Partia Socialiste nuk është strehë ku mund të gjejë mbrojtje nga agjencitë ligjzbatuese cilido që shkel ligjin. Si shkelës i këtyre normave, Armando Prenga ka humbur çdo të drejtë morale të jetë pjesë e Partisë Socialiste, ndërsa si i dyshuar nga Policia e Shtetit për shkeljen e ligjit, ai duhet të japë llogari përpara drejtësisë për çdo akuzë që rëndon mbi të”, do të deklaronte deputetja Xhaçka në emër të Partisë Socialiste.

/gazeta Shqip/



Ju sugjerojmë

Miratohen ndryshimet në Kodin Penal dhe ashpërsim i masave për parkimin dysh
Kryesore

Miratohen ndryshimet në Kodin Penal dhe ashpërsim i masave për parkimin dysh

28 Janar, 2026 8:34 am
Bordi i Paqes, mirëpret Shqipërinë si anëtare themeluese e organizatës ndërkombëtare
Aktualitet

Bordi i Paqes, mirëpret Shqipërinë si anëtare themeluese e organizatës ndërkombëtare

28 Janar, 2026 8:31 am
Parashikimi i motit, 28 janar 2026
Kryesore

Parashikimi i motit, 28 janar 2026

28 Janar, 2026 8:28 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, 28 janar 2026

28 Janar, 2026 8:26 am
Plani i paqes mes Ukrainën, Kina premton koordinim strategjik me Rusinë
Bota

Plani i paqes mes Ukrainën, Kina premton koordinim strategjik me Rusinë

27 Janar, 2026 10:36 pm
Braçe në Kuvend: Turizmi po nxit importin, jo prodhimin vendas
Politikë

Braçe në Kuvend: Turizmi po nxit importin, jo prodhimin vendas

27 Janar, 2026 9:38 pm
VIDEO/ Presidenti i Nigerisë rrëzohet gjatë takimit me Erdogan
Bota

VIDEO/ Presidenti i Nigerisë rrëzohet gjatë takimit me Erdogan

27 Janar, 2026 9:07 pm
Trump: Mendoj se po i afrohemi paqes në Ukrainë
Bota

Trump: Irani dëshiron marrëveshje

27 Janar, 2026 8:48 pm
Kodin Penal, Lamallari: Dekriminalizimi i “shpifjes” për gazetarët, mbrojtje e…
Kryesore

Kodin Penal, Lamallari: Dekriminalizimi i “shpifjes” për gazetarët, mbrojtje e…

27 Janar, 2026 8:46 pm
Dy vrasje dhe protesta, Trump tërhiqet nga Minneapolis
Bota

Dy vrasje dhe protesta, Trump tërhiqet nga Minneapolis

27 Janar, 2026 7:56 pm
Para
Video/ Mënyra e duhur për të larë dhëmbët

Video/ Mënyra e duhur për të larë dhëmbët

Firma e inspektorit doli e falsifikuar. A do ti qendrojë fjalës Erion Veliaj?

Firma e inspektorit doli e falsifikuar. A do ti qendrojë fjalës Erion Veliaj?

7 mënyrat për të kultivuar lumturinë

7 mënyrat për të kultivuar lumturinë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Miratohen ndryshimet në Kodin Penal dhe ashpërsim i masave për parkimin dysh

Miratohen ndryshimet në Kodin Penal dhe ashpërsim i masave për parkimin dysh
28 Janar, 2026

Në orët e para të së mërkurës, Kuvendi miratoi paketën e ndryshimeve në Kodin Penal. Ndryshimet u miratuan me 85...

Lexo më shumë

Bordi i Paqes, mirëpret Shqipërinë si anëtare themeluese e organizatës ndërkombëtare

Bordi i Paqes, mirëpret Shqipërinë si anëtare themeluese e organizatës ndërkombëtare
28 Janar, 2026

Bordi i Paqes ka publikuar pranimin e Shqipërisë si një anëtare themeluese të organizatës ndërkombëtare të Paqes dhe Stabilitetit, në...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 28 janar 2026

Parashikimi i motit, 28 janar 2026
28 Janar, 2026

Për ditën e mërkurë  vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri...

Lexo më shumë

Horoskopi, 28 janar 2026

Horoskopi, 22 nëntor 2023
28 Janar, 2026

DASHI Yjet flasin për fillime të reja, por kini kujdes: jo gjithçka duhet të nxitohet. Marsi ju bën impulsivë, të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com