Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fondet në pikën kritike, investime vetëm në kushtet e emergjencës

2016/01/25 at 11:53 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Cani: Aksioni kundër informalitetit, për të larë borxhet

Propozimet për projekte të reja të investimeve do të financohen vetëm në kushtet e emergjencës, të shoqëruara me një relacion të hollësishëm për domosdoshmërinë e investimit të kërkuar dhe pas miratimit paraprak nga ana e ministrit, njofton Ministria e Financave në udhëzim të posaçëm për zbatimin e buxhetit 2016.


Detajimi i fondeve për investime të miratuara në ligjin nr.147, datë 17.12.2015, “Për Buxhetin e vitit 2016”, si dhe kërkesat për rishpërndarje apo për fonde shtesë për investime, do të paraqiten për konfirmim pranë ministrit të Zhvillimit Ekonomik,Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

Pas shqyrtimit, konfirmimi përkatës, nga ana e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes do të paraqitet për miratim pranë ministrit të Financave dhe për njoftim pranë njësive të qeverisjes qendrore, njofton Ministria e Financave në udhëzim të posaçëm për zbatimin e buxhetit 2016.

Njësitë e qeverisjes qendrore, në detajimin e planeve të miratuara të investimeve, do të mbajnë parasysh këto kritere dhe përparësi në financimin e projekteve:

a) Projektet e investimeve të propozuara për financim duhet të jenë pjesë e projekteve të propozuara dhe të shqyrtuara nga Këshilli i Ministrave dhe të paraqitura në Kuvend, për vitin 2016;
b) Në detajimin e investimeve të miratuara nga MZHETTS-ja për njësitë e qeverisjes qendrore do të përfshihen edhe fondet e ngurtësuara, të cilat në total janë 4 miliardë lekë dhe që do të përdoren gjatë vitit 2016 kundrejt arkëtimit të të ardhurave nga dividenti në të njëjtën masë, sipas përcaktimit në nenin 10 të ligjit 147, datë 17.12.2015, “Për ligjin e buxhetit të vitit 2016”.
c) Projektet në vazhdim nga viti 2015 ose më parë, do të financohen me përparësi dhe duhet të jenë pjesë e prioriteteve të propozuara për financim gjatë vitit 2016.
d) Detyrimet lokale për TVSh-në, Taksa Doganore ose bashkëfinancimet nga buxheti i shtetit për projektet me financim të huaj, do të financohen në përputhje me detyrimet që rrjedhin nga marrëveshjet financiare të projekteve dhe në përputhje me vlerën e financimit të huaj të planifikuar për vitin 2016. Financimi i projekteve me financim të huaj nuk duhet të tejkalojë tavanin e miratuar në ligjin e buxhetit për vitin 2016.
e) Projektet e reja të propozuara për financim duhet të kenë kaluar procedurat e miratimit në kuadër të PBA-së 2016–2018, dhe duhet të jenë në përputhje me prioritetet sektoriale të propozuara nga njësitë e qeverisjes qendrore. Propozimet për financimin e projekteve të reja do të shoqërohen me relacionin dhe formularët përkatës në përputhje me kriteret dhe procedurat e përcaktuara në shtojcën 6 “Për procedurat e menaxhimit të investimeve publike”, të Udhëzimit nr.8, datë 27.02.2015 “Për përgatitjen e Programit Buxhetor Afatmesëm 2016-2018”.

f) Propozimet për projekte të reja të papërfshira në sa më sipër, do të financohen vetëm në kushtet e emergjencës, të shoqëruara me një relacion të hollësishëm për domosdoshmërinë e investimit të kërkuar dhe pas miratimit paraprak nga ana e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes (MZHETTS).

Projektet e reja që plotësojnë kushtet e mësipërme dhe janë me vlerë deri në 700 milionë lekë, do të financohen vetëm pas miratimit paraprak të ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Projektet prioritare me vlerë mbi 700 milionë lekë do të financohen vetëm pas shqyrtimit dhe miratimit paraprak në Komitetin Ndërministror për Zhvillimin Ekonomik.
Shtesat në planin e miratuar të projekteve të investimeve publike në kuadër të kontratave për punime shtesë ose të ndryshimeve në planin e projekteve, si dhe rialokimet e fondeve ndërmjet projekteve gjatë zbatimit të buxhetit, do të bëhen me miratim paraprak të ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, bazuar në relacionin dhe argumentet mbi domosdoshmërinë e tyre. Nëse projekti i propozuar nuk ka qenë pjesë e PBA-së 2016–2018 dhe nëse nuk plotëson asnjë nga kushtet e mësipërme, kërkesa për financim duhet të paraqitet vetëm në kuadër të rishikimit të buxhetit vjetor.

E drejta e njësisë së qeverisjes së përgjithshme për rishpërndarjen e fondeve për investime, të miratuara për vitin buxhetor, ushtrohet deri më datën 15 nëntor të vitit, e cila konsiderohet data e fundit e paraqitjes së kërkesës për rialokim pranë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. /monitor/



Ju sugjerojmë

Lufta Iran-Izrael, Erdogan: Netanjahu si Hitleri
Bota

Lufta Iran-Izrael, Erdogan: Netanjahu si Hitleri

20 Qershor, 2025 7:20 pm
Hakerat godasin sistemet e Bashkisë së Tiranës
Kronikë

Hakerat godasin sistemet e Bashkisë së Tiranës

20 Qershor, 2025 7:17 pm
Britania e Madhe tërheq stafin nga ambasada në Iran
Bota

Britania e Madhe tërheq stafin nga ambasada në Iran

20 Qershor, 2025 6:50 pm
Anulohet miqësorja Ballkani-Partizani, ja arsyeja
Sport

Anulohet miqësorja Ballkani-Partizani, ja arsyeja

20 Qershor, 2025 6:33 pm
SHBA njofton sanksione të reja kundër Iranit
Bota

SHBA njofton sanksione të reja kundër Iranit

20 Qershor, 2025 6:08 pm
BE: Ta quash “non-paper” draft-statutin e Asociacionit është shpërfillje e obligimeve
Rajoni

BE i jep Serbisë paratë e para nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor

20 Qershor, 2025 5:49 pm
Chrysanthi Kalogeri zbulon parashikimin e yjeve për javën e fundit të qershorit
Life Style

Chrysanthi Kalogeri zbulon parashikimin e yjeve për javën e fundit të qershorit

20 Qershor, 2025 5:36 pm
Ministri i Jashtëm italian: NATO nuk ka më arsye të ekzistojë!
Bota

Ministri i Jashtëm italian: NATO nuk ka më arsye të ekzistojë!

20 Qershor, 2025 5:27 pm
UNICEF: Ka kolapsuar sistemi i ujit, fëmijët do të vdesin nga etja në Gazë
Bota

UNICEF: Ka kolapsuar sistemi i ujit, fëmijët do të vdesin nga etja në Gazë

20 Qershor, 2025 5:10 pm
Mediat spanjolle rekomandojnë Shqipërinë për pushime
Aktualitet

Mediat spanjolle rekomandojnë Shqipërinë për pushime

20 Qershor, 2025 4:56 pm
Para
Foto/Ja protesta kundër Ramës në PS

Foto/Ja protesta kundër Ramës në PS

Do të qeshni, kur të mësoni sepse tradhëtojnë çiftet

Do të qeshni, kur të mësoni sepse tradhëtojnë çiftet

Foto/ Stili nuk njeh moshë

Foto/ Stili nuk njeh moshë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Lufta Iran-Izrael, Erdogan: Netanjahu si Hitleri

Lufta Iran-Izrael, Erdogan: Netanjahu si Hitleri
20 Qershor, 2025

Akuza të ashpra ka lëshuar presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan ndaj kryeministri izraelit Netanjahu në lidhje me situatën në...

Lexo më shumë

Hakerat godasin sistemet e Bashkisë së Tiranës

Hakerat godasin sistemet e Bashkisë së Tiranës
20 Qershor, 2025

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) informon opinionin publik se ditën e sotme është konstatuar një incident kibernetik që ka...

Lexo më shumë

Britania e Madhe tërheq stafin nga ambasada në Iran

Britania e Madhe tërheq stafin nga ambasada në Iran
20 Qershor, 2025

Britania e Madhe njoftoi sot se po tërheq përkohësisht stafin nga ambasada e saj në Iran, për shkak të situatës...

Lexo më shumë

Anulohet miqësorja Ballkani-Partizani, ja arsyeja

Anulohet miqësorja Ballkani-Partizani, ja arsyeja
20 Qershor, 2025

Këtë të premte të 20 qershorit, ishte planifikuar miqësorja mes Partizanit dhe skuadrës së Ballkanit. Ndeshja e parashikuar për tu...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com