Një ditë pas vrasjes së Hyqmet Nexhpit në Vlorë ,policia e këtij qytetit ka vënë në pranga djalin e tij 24-vjeçar. Pas kontrollit të bërë në banesë e Olsi Nexhpit blutë kanë sekuestruar 115 gramë kanabis dhe një pistolete “berretta”. I riu akuzohet për shitje të lëndeve narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Ndërkohë që po merret në pyetje dhe mbi vrasjes e babait të tij. Dëshmia e tij do t’u shërbejë hetuesve për të përfituar element të cilët do shërbejnë në zbardhjen e vrasjes së Hyqmet Nexhpit.
Grupi hetimor i ngritur për ngjarjen e të shtunës ka ngritur disa pista hetimi. Burime nga prokuroria e Vlorës sqarojnë se një pistat ku po hetohet është ajo e konkurencës. 52-vjeçari ishte pronar i një anije peshkimi, e cila përdorej dhe mbajtjen e karburantit. Në bazë të informacioneve Nexhipi e furnizohej me naftë në det të hapur nga anije të huaja . Pikërisht këtë gjë Nexhipi dyshohet se e përdorte për trafiqe të tjera të paligjshme në fushën e narkotikëve.
Policia e Vlorës ka dyshime se vrasja lidhet dhe me të kaluarën kriminale të viktimës.Ai ka qënë i dënuar me tre vite burg për shfrytëzim prostitucioni në itali.
Hyqmet Nexhpi u gjet i vdekur mëngjesin e së shtunës në automojetin e tij, në rrugën Transballkanike. Në vendin e ngjarjes u gjetën dy gëzhoja, ndërsa autorët dogjën mjetin e tyre në lagjen “24 maji”.
Tv Klan