Ka fituar 44 milionë euro në llotari, por për fat të keq nuk mund t’i marrë. Eshtë kjo çfarë i ka ndodhur një gruaje ne Britaninë e Madhe, e cila deklaron se ka arritur të kapë numrat fitues në lotarinë kombëtare, por biletën fituese e ka larë në lavatriçe bashkë me pantallonat. Ngjarja ka ndodhur në Worcester dhe publikohet nga “Mirror”.
Edhe pse gruaja është përpjekur ta riktheje biletën duke e tharë me tharëse, disa nga numrat janë fshirë dhe shitësi nuk ja ka pranuar zonjës në fjalë, e cila i ka pohuar atij se nuk arritur të flejë gjithë natën nga shqetësimi.