Një fëmijë i lindur me gjysmë koke dhe sy të nxjerrë jashtë ka shokuar mjekët dhe nënën e tij në momentin që ka ardhur në jetë, duke u kthyer në kryefjalë të diskutimeve në qytetin ku lindi, ndërsa mediat shpërndanë edhe fotot e tij të para.
Foshnja ka lindur në Indi nga 32-vjeçarja Savita Rani, nga Amroha një qytet në veri të vendit, ndërsa një numër i madh njerëzish u mboldhën përpara spitalit “Sai Nursing Home”, me shpresën për ta parë këtë fëmijë, raporton Daily Mail.
Vogëlushja vdiq dy ditë më pas për shkak të një ataku kardiak, ndërsa gjinekologu, Dr Kusum Lata, është shprehur: “Këto komplikacione ndodhin për shkak të zakoneve të kequshqyerjes gjatë shtazënisë së nënës. Sytë e fëmijës ishin shumë të mëdhenj dhe kur lindi i kishte thuajse të hapur, pasi koka nuk ishte e formuar mirë. Ajo nuk lëvizi si gjithë fëmijët e tjerë kur lindi, e madje as nuk qau”.