Thithja e një vize të vetme kokaine mund të çojë në ndryshimin dhe dëmtimin e përhershëm të trurit.
Sipas një studimi të realizuar nga Universiteti i East Anglia, një dozë fare e vogël kokaine ndryshon të gjithë mekanizmin molekular në tru.Ndryshimet lidhen edhe me shanset e një personi për t’u bërë i varur ndaj drogës një moment që gjendet përballë situatave të stresit.
Studimi u realizua tek minjtë, të cilëve iu injektua kokainë, pasi ata kanë të njëjtët receptorë si njerëzit.Sipas Mjekut Peter McCormick, rikthimi te droga tek përdoruesit e kokainës është një problem serioz, ndaj dhe shkencëtarët prej kohësh janë përpjekur të zbulojnë çfarë e shkakton këtë fenomen.
Rezultatet e këtij studimi dolën në përfundimin se kokaina ndërpret ndërveprimin mes receptorëve dhe këto ndryshime shtojnë rrezikun për rikthimin e një përdoruesi tek droga, sidomos kur gjendet përballë stresit