Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja marrëveshja e qeverisë me kompaninë kineze për koncensionin e TVSH-së

2016/01/22 at 6:35 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ja marrëveshja e qeverisë me kompaninë kineze për koncensionin e TVSH-së

Portali investigativ Hashtag Albania ka zbuluar  para-kontratën që pritet të realizohet mes Qeverisë Shqiptare dhe një kompanie kineze për koncensionin e mbledhjes së tvsh-së.

Specialistët e Ministrisë së Financave dhe përfaqësuesit e kompanisë M.POS të regjistruar në Hong Kong e cila synon të aplikojë teknologjinë për gjurmimin e faturave të TVSH-së, kanë arritur një marrëveshje paraprake në parim.

Pasi kompania M.POS ka bërë propozimin fillestar, ekspertët e Ministrisë së Financave kanë kërkuar ndryshimin e kushteve të paraqitura nga kompania, ndërsa paketa e ndryshimeve të negociuara disponohet nga HashtagAL.

Më poshtë po rendisim disa nga pikat kryesore të para-kontratës të rënë dakord mes palëve:

-Kompania e kishte propozuar që kohëzgjatja e koncensionit të ishte 25 vite, pas negociatave kohëzgjatja është vendosur 10 vite.

-Kompania e huaj kishte kërkuar një tarifë fikse mbi bizneset, por ky term është ri-negociuar, dhe është vendosur që pagesa që firma private përcaktohet mbi të ardhurat shtesë që do të realizohen pasi të jetë realizuar rritja vjetore 11% .

-Mbështetje fikse buxhetore  do të ketë vetëm në vitet ku norma e rritjes së TVSh është poshtë 11% dhe kjo mbështetje do të jetë sa 1/10 e investimit fillestar.

-Investimi fillestar që kishte parashikuar kompania ishte 12.12 milionë euro, por në termat e referencës së kontratës kjo vlerë është ulur në 9.57 milionë euro.

-Kostoja operative mesatare vjetore që kishte llogaritur kompania ishte 15.7 milionë euro, por në termat e reja të referencës kjo kosto i është  llogaritur dhe reduktuar në 8.2 milionë euro.

-Kompania private kishte kërkuar të mos mbante përgjegjësi në rast të mos realizimit të të ardhurave shtesë. Në termat e reja është përcaktuar se tarifa e fitimit do t’i jepet koncensionarit vetëm nëse realizon të ardhurat shtesë dhe risku nga mos-realizimi do të jetë i kompanisë private.

-Pasi realizohen të ardhurat shtesë(të ardhurat mbi rritjen 11%) norma e fitimit të kompanisë private do të jetë 15%.

-Kompania private kishte kërkuar mbledhjen e TVSH-së bruto(import + TVSH e brendshme), por në rinegocim do i  llogariten vetëm faturat e TVSH-së që mbledh në tregun e brendshëm.

Faksimile-termat-MPOS

***

Por si e ka justifikuar nevojën për këtë koncension Ministria e Financave?  Pikësëpari rendisim problemet që ka konstatuar ministria:

-Aktualisht për shitjen me shumicë,  me faturë tatimore,  raportimi bëhet një herë në muaj

-Për shitjen me pakicë(Biznes-individ) me kupon tatimor, trasmetim bëhet në fund të ditës, mbyllje manual.

Ministria thotë se aktualisht raportimet nuk bëhen në kohë reale, ka pamundësi për kryqëzim të dhënash dhe identifikim të transaksioneve , pamundësi të gjurmimit të  produkteve (nga dogana tek konsumatori final) dhe ka shumë hapësira për falsifikim të kuponit tatimor/ose printim nga paisje jo fiskale.

Më pas në termat e rinegocimit, ministria përcakton edhe detyrën konkrete që do kryejë kompania E.MPOS:

-Raportimin në kohë reale  të çdo transaksioni (përfshirë mallra dhe shërbime) që ndodh në vend dhe procesin e gjurmimit”  për çdo  mall duke kryer dhe instalimin e faturës elektronike.

-Ndërlidhje dhe komunikim  me sistemin E-TAX dhe Asycuda

– Identifikimin dhe refuzimin e transaksioneve me gabime, vlera të pakuptimta, si dhe anomali funksionimi të sistemeve hardëare;

– Enkriptim të sigurt të të dhënave;

 ipas ministrisë së Financave aplikimi i këtij sistemi, do të sigurojë performancë më të mirë në mbledhjen e TVSH-së dhe ministria në relacionin shpjegues para-kontraktual, vë theksin se kompania E.MPOS nuk do të ketë kontrollin mbi mbledhjen e TVSH-së si tagër të saj, por thjesht do të aplikojë një sistem elektronik koordinues që do lehtësojë dhe përmirësojë mbledhjen e të ardhurave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Përtej detajeve teknike, të cilat tashmë rezultojnë të ri-negociuara, ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, tha dje në parlament se pas këtij koncensioni fshihet vëllai i kryeministrit z.Olsi Rama.

Nga ana tjetër, portali Neësbomb, publikoi sot të dhëna mbi kompaninë “PEGASUS Communications” të regjistruar në Tiranë, ku ortakë është Olsi Rama, Endri Meksi dhe Amant Josifi, duke lënë të nënkuptohej se ishte kjo treshja e biznesmenëve që është e lidhur me kompaninë nga Hong Kongu “M.POS”, e cila ka bërë dhe ofertën fillestare dhe është në fazën e negocimit të kontratës me Ministrinë e Financave. /HashtagAL

Ju sugjerojmë

Majlinda Bregu merr detyrën e re: Nuk është për klimën, është për jetën
Aktualitet

Majlinda Bregu merr detyrën e re: Nuk është për klimën, është për jetën

19 Maj, 2025 11:54 am
“Miku im Edi Rama fiton përsëri”/ Kurz vlerëson reformat në Shqipëri
Aktualitet

“Miku im Edi Rama fiton përsëri”/ Kurz vlerëson reformat në Shqipëri

19 Maj, 2025 11:42 am
Vrasja e Inez Hajrullës/Apeli i GJKKO lë në burg Leonard Luzin dhe 2 bashkëpunëtorët
Aktualitet

Vrasja e Inez Hajrullës/Apeli i GJKKO lë në burg Leonard Luzin dhe 2 bashkëpunëtorët

19 Maj, 2025 11:27 am
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Aktualitet

Kosovë, dështon për të 18-tën herë konstituimi i Kuvendit

19 Maj, 2025 11:26 am
Ajola Xoxa paraqitet në SPAK në zbatim të masës së sigurisë
Aktualitet

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK në zbatim të masës së sigurisë

19 Maj, 2025 11:15 am
Alimehmeti më i votuari, e jashtë Parlamentit/Berisha:S’humbi, një luftëtar i shquar
Aktualitet

Alimehmeti më i votuari, e jashtë Parlamentit/Berisha:S’humbi, një luftëtar i shquar

19 Maj, 2025 11:15 am
A ka komunikuar me Chris LaCivita pas humbjes së zgjedhjeve?Ja si përgjigjet Berisha
Aktualitet

A ka komunikuar me Chris LaCivita pas humbjes së zgjedhjeve?Ja si përgjigjet Berisha

19 Maj, 2025 11:01 am
“Akuza gjyqtares Irena Gjoka”,Berisha:Mashtruese ordinere, e dënuar në shtetin grek
Aktualitet

“Akuza gjyqtares Irena Gjoka”,Berisha:Mashtruese ordinere, e dënuar në shtetin grek

19 Maj, 2025 10:59 am
“Unë vazhdoj betejën…”/Berisha: PD ka dorëzuar gjatë fushatës mbi 15 padi
Aktualitet

“Unë vazhdoj betejën…”/Berisha: PD ka dorëzuar gjatë fushatës mbi 15 padi

19 Maj, 2025 10:45 am
A do të çelni seancën plenare në shtator? Berisha: Kjo nuk do të ndodhë
Aktualitet

A do të çelni seancën plenare në shtator? Berisha: Kjo nuk do të ndodhë

19 Maj, 2025 10:36 am
Para
Studimi i fundit/ Ja pse perimet e skuqura janë më të shëndetshme se të zierat

Studimi i fundit/ Ja pse perimet e skuqura janë më të shëndetshme se të zierat

Studimi/ Truri njerëzor mund të memorizojë 4.7 bilion libra të lexuar

Studimi/ Truri njerëzor mund të memorizojë 4.7 bilion libra të lexuar

Akuzat e Zaganit/ Pushimi i hetimeve. ReagonTahiri: Shqupistave u doli rrena

Akuzat e Zaganit/ Pushimi i hetimeve. ReagonTahiri: Shqupistave u doli rrena

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Majlinda Bregu merr detyrën e re: Nuk është për klimën, është për jetën

Majlinda Bregu merr detyrën e re: Nuk është për klimën, është për jetën
19 Maj, 2025

Majlinda Bregu ka marrë zyrtarisht detyrën e Komisioneres, në Komisionin Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin, të ngritur nga Organizata Botërore...

Lexo më shumë

“Miku im Edi Rama fiton përsëri”/ Kurz vlerëson reformat në Shqipëri

“Miku im Edi Rama fiton përsëri”/ Kurz vlerëson reformat në Shqipëri
19 Maj, 2025

Ish-kancelari austriak, Sebastian Kurz, ka vlerësuar fitoren e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit nga Edi Rama. “Miku im i hershëm...

Lexo më shumë

Vrasja e Inez Hajrullës/Apeli i GJKKO lë në burg Leonard Luzin dhe 2 bashkëpunëtorët

Vrasja e Inez Hajrullës/Apeli i GJKKO lë në burg Leonard Luzin dhe 2 bashkëpunëtorët
19 Maj, 2025

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në burg, Leonard Luzin dhe dy bashkëpunëtorët e tij, Amarildo Nikolli dhe Muharem...

Lexo më shumë

Kosovë, dështon për të 18-tën herë konstituimi i Kuvendit

Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
19 Maj, 2025

Ka dështuar për herë të 18-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Ligjvënësit refuzuan për të 10-ën herë resht që të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com