Të paktën 42 emigrantë humbën jetën pasi barkat e tyre u mbytën në Detin Egje. Barka e parë u përmbys pranë brigjeve të ishujve grekë Kalolimnos duke shkaktuar vdekjen e 34 personave mes të cilëve edhe 11 fëmijë. Ndërkohë 8 emigrantë të tjerë u mbytën larg ishullit grek, Farmakonisi
Përballë krizës së emigrantëve, shumë vende të Europës kanë shtuar kontrollet në kufi.
Pas Maqedonisë edhe Kroacia do t’u kërkojë refugjatëve të paraqesin një dokument, ku të saktësojnë se do të kërkojnë azil në Austri apo Gjermani. Ministri i Brendshëm kroat, Ranko Ostojic tha se vendimet e marra nga vendet e tjerë për emigrantët çuan në hapjen e shtigjeve të reja.
Ai tha se: “Këto rrugë të reja janë hapur drejt Shqipërisë dhe prej andej, ata do të përpiqen të shkojnë në Mal të Zi dhe më pas në Kroaci, ku ne do t’i ndalojmë, ose drejt Italisë, me ndihmën e trafikantëve”.
Në njëintervistë eksluzive për BBC, kryeministri francez Emanuel Vals tha se numri i stërmadh i emigrantëve po rrezikon rëndë Bashkimin Europian.