Arrestohet për drogë djali i kryeplakut në Korçë. Ai kishte përshtatur këtë furgon që shihni në foto si magazinë kanabisi. 26 vjeçari u kap në flagrancë, ndërsa kryeplaku i fshatit Podgorie në Korçë është shpallur në kërkim. Policia thotë se në këtë operacion të quajtur “Mali i Thatë” u sekuestruan 35 kg lëndë narkotike kanabis.
Po sipas policisë u sekuestruan edhe 2 kg lëndë narkotike në formë çokollate.
Në pranga ka rënë shtetasi Orlind Pilinçi, 26 vjeç, si edhe u bë shpallja në kërkim e babait të tij, shtetasit Arben Pilinçi, 44 vjeç.