Pyetjes së gazetarit Blendi Fevziu nëse pati një tentativë për ta fshehur faktin që artikulli në “The Economist” ishte reklamë, Arbian Mazniku nën/kryetar i Bashkisë Tiranë, u shpreh se : “Shpenzimi në këtë rast është shumë herë më i mirë se shpenzimi i parave që qeveria e mëparshme i bënte vetes për të treguar se sa e mirë ishte qeveria shqiptare. Në rastin e artikullit të fundit ky është një mekanizëm për të treguar se në Shqipëri po bëhen reforma. Në thelb ata që lexojnë ekonomistin nuk janë votues shqiptar. Këtu ka vetëm interes kombëtar.”