Studiuesit e Universitetit të Miçiganit kanë arritur në përfundimin se përbërësit e djathit mund ti vrasin qelizat kancerogjene.
Djathi ka në përbërje nisinën, një peptid që lind nga bakteri Lactoccotus lactis, i cili në mënyrë drastike, ka ulur nivelin e tumoreve tek minjtë. Në studimin e botuar në gazetën e Mikrobiologjisë së Aplikuar, thuhet se nisina ka mbytur 70 deri në 80 për qind të tumoreve, pasi minjve iu është injektuar kjo masë.
Megjithatë, këto eksperimente janë bërë vetëm te minjtë, por ende nuk është provuar plotësisht nëse i njejti përfundim vlen edhe për njerëzit.