Ditë jo të mira për lojtarët e Barcelonës. Javier Mascherano është dënuar sot me një vit burg nga gjykata për evazion fiskal gjithsesi mesfushori shpreson të arrijë marrëveshjen për likujdimin e dënimit me gjobë.
Mascherano ka publikuar një deklaratë ku ka thënë se “jam i qetë në përpjekje për të rregulluar situatën”.
Të njëjtën situatë po kalojnë dhe dy lojtarët e Barcelonës Neymar dhe Messi, madje braziliani pritet që shumë shpejt të ketë probleme serioze si pasojë e një hetimi të hapur së fundmi në vendlindje për evazion fiskal.