Simptomat kryesore të skizofrenisë konsiderohen të ndarë në dy grupe:
Simptoma pozitive dhe negative. Simptomat pozitive përfshijnë shtrëmbërimet ose teprimet, si deliret, halucinacionet, të folurit e ç’organizuar, sjellje të çrregullta.
Simptomat negative përfshijnë: Reduktim të intensitetit të shprehjeve emotive; reduktim në rrjedhshmërinë dhe produktivitetin e mendimit e të folurit; reduktim në orientimin e sjelljeve.
Personat skizofrenikë shfaqin çrregullime të perceptimit dhe të vëmendjes. Ata shpesh shprehen se bota u duket e ndryshme e gati ireale.
Një i sëmurë skizofren nuk arrin të ndajë kufirin e reales me jorealen.
Skizofrenia, zakonisht paraprihet nga një fazë pararendëse, gjatë së cilës vërehet një përkeqësim i funksionimit normal. Gjatë kësaj periudhe personi shfaq shenja të tërheqjes nga shoqëria, moskujdesje për higjienen personale, mungesë të theksuar motivimi dhe përjetime të ndjesive dhe perceptimeve jo të zakonshme.