Braçe: Kisha bindjen time se i vetmi njeri që s’do merrte kurajon sot për të folur në këtë sallë do ishte kryeministri i asaj periudhe, sepse 21 janari, apo krimi shtetëror i 21 janarit, është i pazbardhur, i pahetuar si duhet, i pahetuar në kushtet e parashikaura nga ligji, i pagjykuar plotësisht në shkallë të parë dhe i lënë në harresë në gjykatën e lartë të republikës së Shqipërisë.
Mund të fliste por qytetarët, familjarët e 4 të vrarëve, duhet të dëgjonin prej tij rrëfimin që i mungon politikës shqiptare, shoqërisë, prokurorisë, gjykatës prej 5 vitesh, në cilësinë e atij që ka pasur përgjegjsiënë për të drejtuar shtetin, por ka marrë përsipër pushkatimin pa gjyq të 4 qytetarëve, na dhënë dëshmi të ndryshme për pozicionin e tij, ka marrë përsipër edhe vrasjet e pushkatarëve të tij. Berisha dhe Basha kanë dhënë versione të ndryshme edhe për 5 vite për cka ndodhur atë ditë. ky është momenti që me qetësi,m e ndershërmi të marrim një përgjigje të qartë, dua ta pyes: më 21 janar në mbrëmje u tha mediave se të dhënat paraprake thoshin se secili prej tyre ëhstë qëlluar nga afër me pistoleta të lehta që nuk gjenden në armatimet e policisë së shtetit dhe të Gardës. dua ta pyes i qëndron kësaj deklarate? halli i vetëm ishte të fshiheshin të vrarët…
Berisha: Ju papagaj mjeranë që dilni këtu dhe derdhni lot për ata që cuat në grykën e zjarrit ju pikërisht komandantin e grupit të zjarrit, grupit që kishte armët e zjarrit në rrethin e kryeministrisë e keni kryetar të PS sot atë, është, nuk ka qenë, ka qenë oficer i rëndësishëm në gardën, pasi iku nga detyra ju e zgjodhët kryetar të PS, unë nuk besoj se ju e keni përdor atë për të dhënë urdhër për të qëlluar, skam pse ta besoj se pastaj duhet të them se është një jago, kriminel, por nuk kam asnjë të dhënë, se ishte i tillë, tani ose ju mes njerëzve tuaj që e veçuan nga hetimi, i keni në grup, njerëzit që me Ina Ramën i veçuat nga hetimi, se të ligjërosh këtu të bie në surrat, komandanti i grupit që mbante kallashnikovët, ai ku është sot? Për ndonjë nga ju që mund të besoj trillimet e ulëta, që duan të mbulojnë krimin e shëmtuar që bënë më 21 janar tani jepuni përgjigje ju familjarëve, e shtytë ju atë të japë urdhër të vriste njerëz? Nuk mund të them, ai ka bërë detyrën është me integritet ka vepruar në përputhje me ligjin.
Taulant Balla: Isha i bindur se vrasësi i 21 Janarit nuk do rrinte më në sallë pas fyerjeve që me qëllim i bën në emër të familjarëve të katër të vrarëve më është kërkuar që të marr fjalën këtu dhe ti kërkoj atij vrasësi që të paktën të heqë dorë nga balta dhe fyerjet se jo vetëm ka përgjegjësi për vrasjet, por ka përgjegjësi edhe për fshehjen e provave…Pjesën e parë të amanetit e kemi kryer në 23 qershor, e nxorrëm Berishsën nga ajo karrige, pjesën e dytë do ta kryejmë një për një dhe sigurisht do shkojë në burg Sali Berisha.
Sa për atë që thatë, kreu i PD në Burrel Alfred Ahmetceni dhe ka qenë kreu i grupit të zjarrit por vrasjet kanë këtë hierarki urdhërash, është dhënë nga Berisha dhe Basha Ndrea Prendit, dhe prokuroria në këtë trajektore ka ecur, gjyqtarët tuaj e falën Ndrea Prendin, dhe prokuroria e kapur prej jush se ka marrë ende në pyetje Sali Berishën për vrasjet dhe fshehjen e provave.