Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

‘Koka e prerë e Ilir Metës’, çfarë do të thotë fotoja e Lume Blloshmit në GKA?

2016/01/21 at 9:25 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
‘Koka e prerë e Ilir Metës’, çfarë do të thotë fotoja e Lume Blloshmit në GKA?

TIRANE-  Fotografi me kokën e prerë të Ilir Metës, vendosur në një karrige ku qafa e tij kalon në një mbështetëse të grisur: anash tij dy politikanët më të njohur të vendit, Sali Berisha dhe Edi Rama… Ky është


instalacioni që drejtuesit e Galerisë së Arteve nuk kanë lejuar “kurrsesi” të fotografohej dje nga mediat.

Fotomontazhi i piktores së madhe Lumturi Blloshmi shpreh një satirë të drejtpërdrejtë e të mprehtë politike. Aty shihen kryeministri Edi Rama dhe ish kryeministri Sali Berisha që qëndrojnë “në mënyrë komode” anash karriges me “kokën e prerë” të Ilir Metës, i cili në realitetin historik ka qëlluar të jetë herë bashkëpunëtor me njërin e herë me tjetrin në situatat të vështira politike.

A është Ilir Meta “një krah i fortë” i politikës shqiptare apo një viktimë e saj, nis diskutimi me këtë vepër arti. Kryeministri aktual i vendit Edi Rama dhe ish kryeministri Sali Berisha janë konceptuar si skajet e ndryshme të së njëjtës peshore nga piktorja Blloshmi, e cila për koincidencë ka sjellë në Galerinë Kombëtare artin e 25 vjetëve demokraci.

Profili i piktores

E njohur me emrin e artit Lume Blloshmi, artistja ka dhe një histori persekutimesh të kohës së diktaturës në jetën e saj familjare. Ajo është vajza e xhaxhait të poetit të vrarë nga diktatura, Vilson Blloshmi.

Por ajo vetë, asnjëherë nuk ka mbajtur qëndrime të njëanshme për personalitete të caktuara të politikës për shkak të kësaj. Ajo ka vetëm një etalon me të cilat i mat njerëzit, atë të vetin, logjikën, shpirtin, cilësitë, aftësitë dhe vlerat njerëzore. Ka vetëm një gjuhë unike nga ajo që shumica e njerëzve pak e njohin, atë të estetikës, filozofisë dhe diturisë.

Njohëse e mirë e disa gjuhëve të huaja, falë të cilave bashkëbisedon me literatura të mëdha, Lume Blloshmi bashkëjeton me vlerat e një tjetër universi, pa kompromise. Këto cilësi dhe talenti e kanë bërë të jetë artisja më e dashur e plejadës së piktorëve të njohur shqiptarë edhe në kohën e diktaturës, që nga Abdurrahim Buza, që e ka përfytyruar që në lice se do të ishte një “tigër” i pikturës, sicc e ka përshkruar në një portret që ia ka bërë vitet 1962 e deri tek Buron Kaceli, Sali Shijaku dhe Ali Oseku.

Ekspozita në GKA

Duket pak cudi ndalimi i fotografimit të ekspozitës, kur sot pas konferencës për shtyp do të ndodhë, por me sa duket piktura ka më shumë për të thënë rreth politikanëve me veprat e artit të Lume Blloshmit.

Në këtë vepër arti “koka e prerë” e Ilir Metës e bën atë të ndihet një viktimë… Blloshmi ka një cikël të plotë me temën e politikës në këtë eskpozitë. Prezanton në ekspozitën e sotme fotomontazhe të tjera të politikanëve, për të cilat as vetë piktorja nuk lejon marrjen e fotove. “Kështu e ka kontrata. Stop, të lutem”, tha. Por do të mjaftonte një koment spontan i saj për të kuptuar se artisja ka një seri kritikash, ironish e satirash për politikën shqiptare, si atë aktuale dhe atë të djeshme.

Ngjitur me fotomontazhin: Sali Berisha­Ilir Meta­Edi Rama, është edhe një foto që bashkon në një të vetme demonstratat e pas demokracisë me një mini­kornizë me foton e çiftit të politikanëve Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Piktorja Blloshmi ka pikturuar në mes të fotos një fytyrë butaforike që simbolizon klithmën popullore dhe në të njëjtën tablo ccifti i politikanëve Meta kanë pozuar në një fotografi. Ja komenti i artistes për ta: “Populli vuan, fshatarët dalin në fotografi”.

Gjuha e artistes

Artistja Lume Blloshmi ka një aftësi të veçantë nga njerëzit e tjerë, flet më shumë me gjuhën e artit sesa me fjalë. Vështirë ta zbërthejmë të gjithë sintaksën e gjuhës së saj artistike. Por ajo mbetet artistja e surprizave ,e qindra performancave dhe veprave të artit, ku rreth 15 vepra të saj ruhen në koleksionin e Galerisë Kombëtare. Me këtë ekspozitë, Blloshmi na fton një dialog të hapur dhe në debat të madh politik dhe social.

Pra nuk janë vetëm Kama Sutra, Obsession ­ The Pyramid; The utopian Road; Ambiguity; Paradox; Duality; It’s a Ëonderful Life; Is’t a men’s ëorld apo dekorata në seks e vënë ne autonudon e vet, që do të na surprizojnë sot në ekspozitën e Lumturi Blloshmit në GKA, është edhe kjo vepër e guximshme.

Në pamje të parë vështrohet si një instalacion satirik për tre politikanët që luajnë rol në jetën e vendit dhe ekspozohet për herë të parë. Lumturi Blloshmi rikthen sot në Galerinë Kombëtare pas disa vitesh mungese 25 vjet art performer të saj, art mbresëlënës që shijohet si për herë të parë edhe në këtë rishfaqje të përmbledhur.

/Dhurama Hamzai, Shqiptarja.com/



Ju sugjerojmë

Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Ukrainë
Bota

Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Ukrainë

26 Korrik, 2025 9:01 pm
Çfarë përmban pakoja ushtarake 652 milionë dollarëshe që SHBA do t’i shesë Ukrainës?
Bota

Çfarë përmban pakoja ushtarake 652 milionë dollarëshe që SHBA do t’i shesë Ukrainës?

26 Korrik, 2025 8:42 pm
Malaj: Në 12 ditë aksioni, 76 ton mallra të bllokuara
Aktualitet

Malaj: Në 12 ditë aksioni, 76 ton mallra të bllokuara

26 Korrik, 2025 8:41 pm
National Geographic: Plazhet “hit” të verës në Shqipëri
Aktualitet

National Geographic: Plazhet “hit” të verës në Shqipëri

26 Korrik, 2025 8:16 pm
26 vatra zjarri në gjithë Shqipërinë, avionë e helikopterë në betejë me flakët
Aktualitet

26 vatra zjarri në gjithë Shqipërinë, avionë e helikopterë në betejë me flakët

26 Korrik, 2025 7:31 pm
Zjarret përfshijnë Greqinë, evakuime pranë Athinës dhe në disa ishuj
Bota

Zjarret përfshijnë Greqinë, evakuime pranë Athinës dhe në disa ishuj

26 Korrik, 2025 7:01 pm
Rekordi në Finlandë, temperaturat për dy javë radhazi shënojnë mbi 30 gradë Celsius
Bota

Rekordi në Finlandë, temperaturat për dy javë radhazi shënojnë mbi 30 gradë Celsius

26 Korrik, 2025 6:48 pm
Zjarret në Kosovë, raportohet për 29 vatra aktive
Rajoni

Zjarret në Kosovë, raportohet për 29 vatra aktive

26 Korrik, 2025 6:28 pm
Itali/ 15 kg drogë të fshehura në frigorifer, arrestohet shqiptari 52-vjeçar
Kronikë

Itali/ 15 kg drogë të fshehura në frigorifer, arrestohet shqiptari 52-vjeçar

26 Korrik, 2025 6:23 pm
Taksa për pasuritë e paluajtshme në diskutim publik
Aktualitet

Taksa për pasuritë e paluajtshme në diskutim publik

26 Korrik, 2025 6:18 pm
Para
Dicorci i parë në Hollivud, mban emrin Pitt & Jolie

Dicorci i parë në Hollivud, mban emrin Pitt & Jolie

Si do të kujtohet sot 21 Janari?

Si do të kujtohet sot 21 Janari?

Prostitucion dhe drogë në Tiranë, 13 të arrestuar, mes tyre dy turq

Prostitucion dhe drogë në Tiranë, 13 të arrestuar, mes tyre dy turq

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Ukrainë

Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Ukrainë
26 Korrik, 2025

Pesë persona kanë humbur jetën gjatë natës në Ukrainë dhe Rusi si pasojë e shkëmbimeve intensive me dronë dhe raketa...

Lexo më shumë

Çfarë përmban pakoja ushtarake 652 milionë dollarëshe që SHBA do t’i shesë Ukrainës?

Çfarë përmban pakoja ushtarake 652 milionë dollarëshe që SHBA do t’i shesë Ukrainës?
26 Korrik, 2025

Pasi negociatat ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, më 23 korrik, përfunduan pa ndonjë përparim të madh, Uashingtoni njoftoi se do t’i...

Lexo më shumë

Malaj: Në 12 ditë aksioni, 76 ton mallra të bllokuara

Malaj: Në 12 ditë aksioni, 76 ton mallra të bllokuara
26 Korrik, 2025

Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka ndarë në Facebook bilancin e parë të aksionit për formalizimin e tregut të produkteve...

Lexo më shumë

National Geographic: Plazhet “hit” të verës në Shqipëri

National Geographic: Plazhet “hit” të verës në Shqipëri
26 Korrik, 2025

“Plazhet e Shqipërisë që do të jenë hit këtë verë”, ky është titulli intrigues i një artikulli dedikuar vijës sonë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com